LAJMI I FUNDIT:

Valverde i befasuar me mënyrën e goditjes që Sergi Roberto i bëri Marcelos

Valverde i befasuar me mënyrën e goditjes që Sergi Roberto i bëri Marcelos
(Foto: Getty Images)

Ndeshja e të dielës ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit (2-2) u shoqërua me disa vendime nga gjyqtari që u konsideruan si kundërthënëse.

Trajneri i katalunasve, Ernesto Valverde, ka thënë se ishte habitur me ndërhyrjen e Sergi Robertos në fund të pjesës së parë.


Sergi Roberto u përjashtua me karton të kuq (Foto: Getty Images)

Spanjolli u ndëshkua me karton të kuq për sjellje josportive kundrejt Marcelos, ashtu që Blaugranët e zhvilluan gjysmën e dytë me një lojtar më pak në fushë.

Spektakël futbolli, fërkime, gola e kartonë - 'el Clasico' përfundon baras
Lexo po ashtu Spektakël futbolli, fërkime, gola e kartonë - 'el Clasico' përfundon baras

“Ishin disa momente kundërthënëse, do t’i shikoj xhirimet për t’i kuptuar më qartë. Ndërhyrja e Sergi Roberto ishte e çuditshme, jam i befasuar që e ka goditur në fytyrë. Do të më duhet ta rishikoj në televizion”, ka deklaruar Valverde.

Edhe pse ‘el Clasico’ ishte vetëm një ndeshje prestigji, takimi rezultoi me një angazhim shumë të madh dhe me rivalitet ndërmjet dy gjigantëve spanjollë.

Edhe Lionel Messi ishte agresiv (Foto: Getty Images)

“Në një ndeshje si kjo, gjithmonë do të ketë tension. Ishte intensive që nga minuta e parë. Të gjithë duam t’i mposhtim rivalët tanë. Golat u shënuan shpejt dhe pastaj u bë vështirë”.

“Në gjysmën e dytë luftuam shumë, në mënyrë që inferioriteti numerik nuk u vërejt. Nuk u ndalëm së sulmuari. U desh të angazhoheshim bashkë dhe të mos dorëzoheshim në sulm”, ka deklaruar trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori