Skuadra e mëdha angleze janë duke rivalizuar njëra-tjetrën në garë për shërbimet e sulmuesit të Crystal Palace, Wilfried Zaha.
Sulmuesi anglez, Zaha është i përgatitur të lërë Crystal Palacen gjatë kësaj vere.
Janë skuadrat e mëdha angleze që i duan shërbimet e njërit nga lojtarëve më interesant të Ligës Premier.
Sipas mediumit anglez The Sun, Liverpuli është bashkuar me Chelsean dhe Manchester Cityn duke synuar transferimin e Zahas.
Megjithatë, transferimi i yllit anglez nuk do të jetë i lehtë për asnjërën skuadër, pasi Palace kërkon 50 milionë funte për shërbimet e tij.
Kuptohet që 25-vjeçari do të konsideronte një lëvizje nga Selhurst Park për mundësinë për të provuar përsëri veten në një nivel më të lartë.
Zaha ka insistuar se ai nuk është larguar nga ideja për të ‘ndezur’ tek një klub i madh pas kohës zhgënjyese në Manchester United, kur David Moyes ishte menaxher.
“Nëse kam mundësi të largohem përfundimisht, kjo nuk do të në trembë, çfarë ka ndodhur në të kaluarën”, ka thënë Zaha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251