LAJMI I FUNDIT:

Pjesa më e madhe e qytetarëve do të pranonin emrin Republika e Maqedonisë së Epërme gjatë hyrjes së vendit në BE

Pjesa më e madhe e qytetarëve do të pranonin emrin Republika e Maqedonisë së Epërme gjatë hyrjes së vendit në BE

Një 71.4 për qind e lartë e shtetasve  të Maqedonisë beson se duhet të ketë një referendum mbi ndryshimin e emrit, dhe 25.2 për qind mendojnë se nuk duhet të ketë një referendum, sipas rezultateve të anketës së MCIC dhe Institutit për Demokraci të botuar nga Telma, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen a të zhvillohet një referendum, 48.8% thonë se duhet të bëhet para arritjes së një marrëveshjeje me Greqinë, 25.5% gjatë anëtarësimit në BE dhe 10.5% gjatë anëtarësimit në NATO.


Rezultatet e sondazhit tregojnë gjithashtu se a është e pranueshme emri Republika Maqedonisë së Epërme, në mënyrë negative janë përgjigjur 50.2%, ndërsa pozitivisht 41.4%.

Sondazhi gjithashtu tregon se më shumë se gjysma e shtetasve të Maqedonisë mendojnë se termi Maqedoni duhet të përdoret nga të dyja anët, edhe Maqedonia dhe Greqia, gjegjësisht askush nuk duhet të ketë ekskluzive. Sipas rezultateve, 53.4% e qytetarëve të anketuar thanë se asnjëra prej palëve nuk duhet të ketë të drejtën ekskluzive për termin e Maqedonisë, ndërsa 33.6% thanë se vetëm Maqedonia duhet ta përdorë këtë term dhe 0.4% thanë se Greqia ka të drejtën ekskluzive për termin Maqedonia.

Sa i përket kohës për aplikimin për ndryshimin e mundshëm të emrit, 37.8% thanë “kurrë” sepse janë kundër ndryshimit të emrit, 35.6% mendojnë se emri i dakorduar duhet të zbatohet që nga momenti që ne bëhemi anëtar i BE-së dhe të NATO-s, ndërsa 22.8% thanë se çështja e emrit duhet të fillojë të zbatohet menjëherë, pavarësisht nga anëtarësimi në BE dhe NATO.

Përndryshe, sondazhi u krye në terren gjatë periudhës nga 5 deri më 20 prill ku u përfshin 1,004 njerëz dhe 47,1% prej tyre deklaruan se nuk pranonin asnjë ndryshim të emrit, ndërsa për 40,8% është më pak e pranueshme zgjidhja erga omnes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori