LAJMI I FUNDIT:

Reali eliminon Bayernin dhe shkon në finale – Mbretërit kërkojnë trofeun e tretë radhazi

Reali eliminon Bayernin dhe shkon në finale – Mbretërit kërkojnë trofeun e tretë radhazi
(Foto: Getty Images)

Real Madridi është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Bayern Munichun me rezultat të përgjithshëm prej 4-3. Skuadra spanjolle fitoi me rezultat 2-1 në sfidën e parë gjysmëfinale në Allianz Arena, ndërsa pas ndeshjes kthyese në Santiago Bernabeu (2-2), të zgjedhurit e Zinedine Zidane vazhduan tutje.

Bavarezët e filluan në mënyrë fantastike ndeshjen duke e zhbllokuar rezultatin që në minutën e tretë. Joshua Kimmich realizoi pas një harkimi në zonë nga Corentin Tolisso, ndërsa kjo për faktin se mbrojtja nikoqire kishte bërë një vendosje të gabuar.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, reagimi i Los Blancos ishte i shpejtë. Një harkim të mrekullueshëm në zonë nga Marcelo e priti Karim Benzema për të shënuar me kokë (11′). Me shifra identike skuadrat shkuan në pushim.


Mbretërit e përmbysën rezultatin që në fillim të gjysmës së dytë (46′) pas një gabimi trashanik nga mbrojtja e sidomos portieri Sven Ulreich që i mundësuan Benzemas që ta shënonte golin e dytë personal.

(Foto: Getty Images)

Mysafirët nuk u dorëzuan dhe vazhduan ta kërkonin golin, ndërsa këtë e arritën në minutën e 63-të. Ish-lojtari i Los Blancos, James Rodriguez reagoi më së miri në zonë për ta dërguar topin në rrjetë. Ndërsa ashtu siç kishte premtuar, nuk e festoi golin.

Rastet nuk munguan në minutat në vazhdim, pasi Bayerni kishte nevojë për një gol për t’u kualifikuar në finale, derisa Reali nuk dëshironte të rrezikojë duke u mbrojtur. Keylor Navas u tregua vendimtar për t’ua mohuar golin vizitorëve, derisa Cristiano Ronaldo i motivonte bashkëlojtarët drejt sulmit.

(Foto: Getty Images)

Megjithatë, përkundër rasteve dhe lojës së mirë, asnjëra nga skuadrat nuk ia doli të shënonte dhe në finale u kualifikua Real Madridi falë fitores në ndeshjen e parë.

Në finale, Mbretërit presin fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal, ndërmjet Romës dhe Liverpoolit. Redsat e kanë fituar me rezultat 5-2 takimin e parë në Anfield, ndërsa të mërkurën mbrëma në Stadio Olimpico zhvillohet ndeshja kthyese. /Telegrafi/

https://twitter.com/WelshRamsey/status/991404988583817216

Në trend Sport

Më shumë
Pak para finales me Barcelonën, zbulohen skena të papara nga përplasja mes Vinicius dhe Maffeos

Pak para finales me Barcelonën, zbulohen skena të papara nga përplasja mes Vinicius dhe Maffeos

La Liga
Oferta e Juventusit e nis Man Unitedin në aksion për Araujon - Barcelona ia cakton çmimin final mbrojtësit

Oferta e Juventusit e nis Man Unitedin në aksion për Araujon - Barcelona ia cakton çmimin final mbrojtësit

La Liga
Para finales me Real Madridin, Raphinha dhe Araujo kërkojnë takim urgjent me Flick

Para finales me Real Madridin, Raphinha dhe Araujo kërkojnë takim urgjent me Flick

La Liga
Ish-legjenda e Liverpoolit e poshtëron Nunezin pas paraqitjeve të tij të dobëta

Ish-legjenda e Liverpoolit e poshtëron Nunezin pas paraqitjeve të tij të dobëta

Premier League
Inter Miami dëshiron të rinovojë kontratën e Messit me klauzolë speciale

Inter Miami dëshiron të rinovojë kontratën e Messit me klauzolë speciale

Ligat tjera
Tri arsyet pse Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Marcus Rashford

Tri arsyet pse Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Marcus Rashford

La Liga
Kalo në kategori