LAJMI I FUNDIT:

Costa i jep epërsinë Juves në Meazza

Costa i jep epërsinë Juves në Meazza
Douglas Costa (Foto: Getty Images )

Juventusi ka kaluar në epërsi në Giuseppe Meazza me rezultat 0-1 në Serie A.

Goli u shënua nga Douglas Costa në minutën e 14 pas një krosimi në zonë nga Juan Cuadrado.


Ky ishte goli i katër sezonal në kampionat për brazilianin.

Fitorja është opsioni i vetëm për dy skuadrat, Zonjës së Vjetër i duhet për titull, kurse Interit për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/