LAJMI I FUNDIT:

Akil Gjakova mposhtet nga Ghazaryan në repesazh, mbetet pa medalje

Akil Gjakova mposhtet nga Ghazaryan në repesazh, mbetet pa medalje

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka mbetur pa medalje në Kampionatin Evropian, por ka përfunduar në tetë më të mirët e turneut.

Akil Gjakova nuk ka mundur të ndjek rrugën e motrës së tij, Nora Gjakovës dhe xhudistes tjetër, Distria Krasniqi.

Nora e artë, xhudistja nga Kosova kampione e Evropës
Lexo po ashtu Nora e artë, xhudistja nga Kosova kampione e Evropës

Kjo pasi Nora ka arritur ta fitojë medaljen e artë, ndërsa Distria fitoi të argjendtën në Kampionatin Evropian ‘Tel Aviv 2018’.

Xhudisti pejan u mposht në repesazh nga armeni, Arsen Ghazaryan, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Distria Krasniqi pëson në finale, merr medaljen e argjendtë
Lexo po ashtu Distria Krasniqi pëson në finale, merr medaljen e argjendtë

Megjithatë, Gjakova përfundoi në mesin e tetë garuesve më të mirë në këtë kampionat, nga 41 sa ishin gjithsej.

Ndryshe, nesër garon xhudistja tjetër kosovare, Loriana Kuka, e cila zhvillon ndeshje në kategorinë deri në 78 kilogramë. /Telegrafi/