LAJMI I FUNDIT:

Identifikohen zonat e rrëshqitjeve të dheut në Kosovë – rrezikojnë jetën e qytetarëve

Identifikohen zonat e rrëshqitjeve të dheut në Kosovë – rrezikojnë jetën e qytetarëve

Në prani të përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, studentëve dhe profesorëve, në UBT, është mbajtur konferenca me temë: “Rrëshqitjet e dheut në Kosovë, efektet anësore dhe masat për sanimin e tyre”, e organizuar nga Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës në UBT.

Në këtë konferencë, ekspertë të fushave përkatëse, shumë nga ta edhe profesorë të UBT-së, për herë të parë diskutuan bashkërisht dhe dhanë konkluzione për masat që duhet të ndërmerren për sanimin e dëmtimeve nga rrëshqitjet e dheut.


Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka thënë se debati në fjalë është organizuar si rezultat i shtimit të rrëshqitjeve të dheut në territorin e Kosovës, me theks të veçantë në segmentet rrugore.

Tutje, rektori Hajrizi tregoi se debati ka për qëllim ndërlidhjen e palëve të interesit, veçanërisht akademinë me industrinë, sipas të cilit, bashkërisht duhet të bëhen hulumtime e më pas të ndërmerren masa nga autoritetet përkatëse për këtë problematikë.
Ndërkaq, profesori në Fakultetin e Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, në UBT, Hazir Çadraku ka prezantuar të gjeturat e hulumtimit të tij me temë: “Rrëshqitjet në Kosovë, domosdoshmëria e monitorimit të tyre”.

Profesor Çadraku tha se në territorin e Kosovës, janë identifikuar 40 zona të rrëshqitjeve, ku Prishtina është e prekur si komunë, ndërsa Prizreni si rajon.

“Zonat e rrëshqitjeve përfshijnë sipërfaqe prej 48 km2 ose 0.44 % të territorit të Kosovës. Lartësia mesatare e shfaqjes së rrëshqitjeve është 657 m mbi nivelin e detit. Rrëshqitjet kanë rrezikuar jetën e qytetarëve, shtëpive të banimit, infrastrukturën rrugore etj.”, tregoi Çadraku.

Ndërkohë, profesori në UBT, Hysen Ahmeti, me theks të veçantë ka folur rreth rrëshqitjeve të dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, i cili tha se ky është problem që paraqet rrezik, sidomos për qarkullimin e automjeteve.

Udhëheqësi i Divizionit të Banimit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ramë Hamzaj vlerësoi se rrëshqitjet e dheut janë probleme që hyjnë në grupin e gjeorreziqeve.

Ai tha se Kosova ka potencial që ti trajtoj këto probleme dhe se, sipas tij, mund të evitohen rreziqet e rrëshqitjeve të dheut në vendbanime.

Në këtë konferencë u bë e ditur se Kosovës i mungon harta për vlerësimin e rrezikut, hartë e cila është domosdoshme për sektorin e ndërtimit, pra të planifikimit, ndërtimit dhe zhvillimit afatgjatë të qendrave urbane ekzistuese dhe të reja, përfshirë edhe zhvillimin rural.

Pjesë e kësaj konference ishin përfaqësues dhe ekspertë nga Akademia e Shkencës dhe Arteve në Kosovë, Universiteti i Prishtinës, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Infrastrukturës, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Komuniteti i Biznesit – Kompanitë ndërtimore dhe zyra e Komisionit Evropian në Kosovë.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori