LAJMI I FUNDIT:

“Chopin Piano Fest” përmbyllet me pianistin Giovanni Belluci

“Chopin Piano Fest” përmbyllet me pianistin Giovanni Belluci

Pianisti i njohur Italian, Giovani Bellucci, performoi në natën përmbyllëse të edicionit të IX-të të “Chopin Piano Fest”.


Në këtë mbrëmje ai u shfaq në skenë bashkë me Orkestrën e Filarmonisë së Kosovës, në koncertin e drejtuar nga dirigjenti gjerman Brian Videnoff.

Drejtoresha e festivalit, Besa Luzha, tha se edhe ky koncert dëshmon nevojën për një sallë të koncerteve.

Koncerti po mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, që është e mbushur përplot me adhurues të muzikës klasike. Disa madje kanë qëndruar në këmbë për ta përcjell përformancën e Bellucit.

Ardhja e pianistit u mundësua përmes bashkëpunimit të organizatorëve të festivalit me Ambasadën italiane në Prishtinë. Ambasadori italian, Piero Cristoforo Sardi, tha se është i lumtur që kanë arritur këtë bashkëpunim.

Në përmbyllje të festivalit ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan Greg Delawie dhe personalitete nga sfera diplomatike, artistike, politike dhe arsimore në Kosovë. /KP/

Në trend Kultura

Më shumë
Jeta dhe vepra e patriotit Iljaz Agushi: E tradhtoi Bujar Hoxha, e vrau Ymer Pula

Jeta dhe vepra e patriotit Iljaz Agushi: E tradhtoi Bujar Hoxha, e vrau Ymer Pula

Kulture
Intervistë me ushtarin

Intervistë me ushtarin

Analiza
Fuqia e tulipanit

Fuqia e tulipanit

Kulture
ANTONIO DHE ZONJA E KALTËRUAR

ANTONIO DHE ZONJA E KALTËRUAR

Poezi
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Piktura
Kalo në kategori