Utah Jazz ka arritur të vazhdoj me befasi në NBA.
Pasi siguruan Play – Offin si skuadra e katërt në Perëndim, Jazz tani kanë kaluar në seri të fitoreve ndaj Oklahoma City Thunder 2-1.
Në ndeshjen e tretë të zhvilluar në Vivint Smart Arena, Jazz ka triumfuar me 13 pikë diferencë 115-102 ndaj Thunder.
Fundori spanjoll, Ricky Rubio ishte më meritori për këtë fitore pasi arriti ‘Triple – Double’.
Rubio shënoi 26 pikë, pati 11 kërcime dhe dhuroi 10 asistime në këtë fitore të rëndësishme të Jazz.
Paraqitje të mirë pati edhe ‘Rookie’, Donovan Mitchell që shënoi 22 pikë e 11 kërcime.
Ndërkohë ndeshjen me 21 pikë e mbylli Ingles, derisa qendra franceze Rudy Gobert shtoi 18 të tjera.
Paul George ishte më efikasi tek mysafirët me 23 pikë, ndërsa dyshja Russell Westbrook dhe Carmelo Anthony nuk arritën më shumë se 14.
Jazz do ta luajnë edhe ndeshjen e ardhshme në palestrën e tyre.
Minnesota Timberwolves ka arritur fitoren e parë ndaj Houston Rockets 1-2.
Të udhëhequr nga Jimmy Butler, Wolves kanë triumfuar me 16 pikë diferencë 121-105.
Butler shënoi 28 pikë, ndërsa me paraqitje të mirë u dalluan edhe Jeff Teague që shtoi 23 dhe Andrew Wiggins me 20.
Ndeshja e ardhshme përsëri luhet në terren të Minnesotas që ka mundësi të barazoj serinë në 2-2.
New Orleans Pelicans është skuadra e parë që ka kaluar në raundin tjetër pasi ka triumfuar edhe në ndeshjen e katërt ndaj Portland Trail Blazers 131-123.
Anthony Davis me 47 pikë dhe Jrue Holiday me 41 të tjera ishin më meritorët për këtë fitore të Pelicans. /Telegrafi/
Konferenca e Perëndimit:
New Orelans Pelicans – Portland Trail Blazers 131-123 (4-0)
Minnesota Timberwolves – Houston Rockets 121- 105 (1-2)
Utah Jazz – Oklahoma City Thunder 115 – 102 (2-1)
Konferenca e Lindjes:
Miami Heat – Philadelphia 76ers 102 – 106 (1-3)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës