LAJMI I FUNDIT:

Pirlo: Juve është favorit, Napoli e ka presionin se duhet doemos të fitojë

Pirlo: Juve është favorit, Napoli e ka presionin se duhet doemos të fitojë
(Foto: Getty Images)

Andrea Pirlo beson se Juventusi është favorit për ta fituar duelin vendimtar për Scudetto kundër Napolit.

Zonja e Vjetër ka katër pikë më shumë se përcjellësi i parë për titull, ndërsa fitorja eventuale e të dielës, thuajse do t’i jepte fund garës për kampionin e Italisë, pasi Bianconerët do të ishin shtatë pikë përpara, katër xhiro para fundit të sezonit.


(Foto: Getty Images)

Edhe barazimi e lë Juven favorit për titull, ndërsa me fitoren e Napolit gjithçka do të ishte e hapur, pasi diferenca do të ishte vetëm një pikë dhe bardhezinjtë kanë disa duele jo të lehta deri në fund.

Të gjitha lajmet për JUVENTUSIN
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për JUVENTUSIN

“Do të jetë një ndeshje vendimtare për Napolin, sepse ata janë të detyruar të fitojnë. Meqë Juventusi ka epërsi prej katër pikësh në tabelë, mendoj se është favorit”.

“Bianconerët mund t’i qasen ndeshjen në një mënyrë tjetër’, ka thënë Pirlo për Sky Sport Italia.

(Foto: Getty Images)

Pirlo e ka veshur fanellën e Juventusit gjatë viteve 2011-2015, ndërsa më pas u transferua në MLS te New York City.

Gjatë karrierës me Zonjën e Vjetër e ka fituar katër herë titullin e Seria A, një titull të Kupës së Italisë dhe dy trofe të Superkupës italiane.

Njëherësh, ai ka luajtur edhe në finale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës (2015), të cilën Juve e humbi me rezultat 3-1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori