LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë, organizohet gara e diturisë në matematikë

Prishtinë, organizohet gara e diturisë në matematikë

​Në vazhdën e aktiviteteve dhe garave të shumta, në funksion të identifikimit të talenteve të rinj, mbështetjes së tyre dhe përmirësimit të cilësisë në arsim, Drejtoria e Arsimit organizoi të hënën garën në lëndën e matematikës për nxënësit e klasës XII.

Ky organizim u bë në koordinim me studentë të Kosovës që studiojnë në Universitetin e Koprit në Slloveni, dhe me ish-drejtoreshën e arsimit të Komunës së Gjakovës, Diana Qarkaxhija.


Në këtë garë pjesëmarrës ishin 25 nxënës të klasave të dymbëdhjeta (XII), të cilët pasi kanë treguar shkathtësi dhe rezultate të larta në garat e zhvilluara në shkollat e tyre, iu nënshtruan testit në nivel komune.

Veçantia e kësaj gare është se dy kandidatët më të suksesshëm do të fitojnë të drejtën për të studiuar në Universitetin e Primorskës në Republikën e Sllovenisë, me bursë të plotë në vlerë prej 4,500 eurosh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori