LAJMI I FUNDIT:

Shteti Subevecionon Biçikleta, por Mungojnë Korsitë Për Çiklistët

Shteti Subevecionon Biçikleta, por Mungojnë Korsitë Për Çiklistët

Nga java e ardhshme fillon subvencionimi i biçikletave, por në rrugët e qytetit ende mungojnë korsitë për çiklistë. Nga Qyteti i Shkupit thonë se ndërtimi i korsive të veçanta për biçikleta ishte projekt i qeverisë së kaluar, ndërsa janë realizuar vetëm në pjesët e qytetit ku rrugët janë më të gjëra dhe më lehtë të realizueshme.

“Korsitë e biçikletave ishin projekt i qeverisë së kaluar. Projekti i tyre ishte i paraparë të mbarojë tërësisht në vitin 2017. Fatkeqësisht pas mbarimit të mandatit edhe pse buxheti i paraparë për këtë çështje ishte harxhuar, nga projekti është realizuar vetëm 40%. Qyteti i Shkupit po punon në këtë drejtim dhe në disa pjesë të Shkupit veç më kemi filluar me rregullimin e pambaruara për korsi biçikletash”, nga Qyteti i Shkupit.


Nga Qyteti i Shkupit shtojnë se një nga prioritet e tyre është inicimi i përdorimit të biçikletave, me qëllim të ruajtjes së ambientit. Por nga ana tjetër, qytetarët vazhdimisht drejtojnë ankesa për mungesën e korsive për çiklistë dhe rrezikun me të cilin përballen për shkak të kësaj mungese.

“Nuk ka korsi për çiklistë, nuk është bërë dhe nuk mund të vozisim lirshëm. Mënyra e vetme është të dalim në mes të rrugës. Jemi të detyruar, sepse edhe vet po e shihni se nuk kemi ku të vozisim. Mendoj se duhet të ketë më shumë kontrolle policore, t’i largojnë këto vetura dhe të bëhet një korsi e bukur për biçikleta”, tha një qytetar.

Në parkingje mungojnë edhe biçikletat të cilat mund të merren me qera për shfrytëzim në kohë të caktuar. Nga ndërmarrja publike “Parkingu i Qytetit”, thonë se këtë vit për shkak të kushteve klimatike lëshimi i biçikletave do të fillojë më vonë se vitet e kaluara, përkatësisht më 1 maj.

“Projekti “Huazo biçikletë” për këtë vit pritet të fillojë më 1 maj. Fillimi i projektit varet nga kushtet klimatike, ndërsa këtë vit do të lëshohen edhe 50 biçikleta të reja”, thanë nga N.P. Parkingu i Qytetit – Shkup.

Subvencionimi i biçikletave është projekt që po zhvillohet për herë të dytë këtë vit, ndërsa projekti “Huazo biçikletë” realizohet nga viti 2010 nga Parkingu i Qytetit në bashkëpunimin me Qytetin e Shkupit. Ndryshe, ekzistojnë 5 lokacione për huazimin e biçikletave edhe atë në parkingun publik “Treska”, “Spitali i Qytetit”, “8 Shtatori”, në komunën e Aerodromit dhe në parkingun “Fallanga Maqedonase”. /TV 21/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori