LAJMI I FUNDIT:

Ndodh edhe kjo: Zhduken 500 kilogramë drogë në Argjentinë, policët thonë se e hëngrën minjtë!

Ndodh edhe kjo: Zhduken 500 kilogramë drogë në Argjentinë, policët thonë se e hëngrën minjtë!

Kur më shumë se 500 kilogramë marihuanë u zhdukën nga një depo policore në Argjentinë, zyrtarët patën një shpjegim të pabesueshëm: duhet të ishin ngrënë nga minjtë.

Mirëpo, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët e lartë, me sa duket, nuk ishin të bindur, dhe tetë anëtarë të stafit janë larguar nga puna në lidhje me drogën e humbur.

Siç thuhet më tej, kanabisi ishte në një magazinë për më shumë se dy vjet në një depo të fshehtë në qytetin e Pilar, 35 milje në veri të Buenos Aires.


Por gjatë një inspektimi të objektit në prill të vitit 2017, u zbulua se, prej 6,000kg regjistruar atje, vetëm 5,460kg kishin mbetur.

Një ish-komisar i policisë, Javier Specia, është marrë në pyetje rreth narkotikëve të zhdukur, së bashku me tre oficerë të tjerë.

Pasi të gjithë të katërt i thanë një gjyqtari teorinë e tyre të miut, ministri i sigurisë i Buenos Aires, Cristian Ritondo i largoi ata nga puna, bashkë me katër të tjerë.

“Minjtë nuk do ta ngatërronin drogën për ushqim”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i gjyqtarit Adrián Gonzalez Charvay.

“Dhe edhe nëse një grup i madh minjsh që e kishin ngrënë, një numër prej tyre do të gjendeshin të ngordhur në depo”.

Edhe ekspertët mjeko-ligjorë nga universiteti i qytetit ranë dakord se shpjegimi ishte i paimagjinueshëm. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një fqinj i moshuar erdhi për t'i uruar vajzës së vogël ditën e parë të kopshtit, shfaqet pamjet prekëse

Një fqinj i moshuar erdhi për t'i uruar vajzës së vogël ditën e parë të kopshtit, shfaqet pamjet prekëse

Fun
Studenti krijon fshesën më të vogël në botë, shënon rekord botëror

Studenti krijon fshesën më të vogël në botë, shënon rekord botëror

Interesante
Gruaja që e bëri tatuazh emrin e Trumpit në ballë, tani po mbledh mijëra fonde për heqjen e tij

Gruaja që e bëri tatuazh emrin e Trumpit në ballë, tani po mbledh mijëra fonde për heqjen e tij

Fun
Pronari e transformon shtëpinë e tij në Angli ndërsa fqinjët ishin me pushime - dhe jo të gjithëve u pëlqen rezultati

Pronari e transformon shtëpinë e tij në Angli ndërsa fqinjët ishin me pushime - dhe jo të gjithëve u pëlqen rezultati

Interesante
Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci

Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci

Interesante
Kalo në kategori