Banka Botërore ka ulur parashikimin e saj për rritjen ekonomike në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në 3.2 për qind në vitin 2018 nga parashikimi i mëparshëm i saj prej 3.3 për qind dhe paralajmëroi se reformat strukturore janë të nevojshme në qoftë se rajoni dëshiron të rritet në mënyrë të qëndrueshme në një periudhë afat mesme.
Banka pret që rritja ekonimike e rajonit gjatë vitit 2019 të rritet 3.5 për qind dhe identifikoi proteksionizmin tregtar, normalizimin e normave të interesit në nivel botërorë, rritjen e ulët potenciale dhe pasigurinë rreth ndryshimeve të politikës së brendshme si rreziqe kyçe.
“Këto rreziqe mund të zbuten duke racionalizuar shpenzimet për të ndërtuar hapësirë fiskale për reformat e rritjes dhe nga një qasje më strategjike për të rritur konkurrueshmërinë”, thuhet në “Raporti i XIII-të Ekonomik dhe Rajonal” prezantuan nga Banka Botërore, përcjell Telegrafi.
Para krizës financiare botërore të vitit 2008, shtetet e Ballkanit u përmbytën me kapital të lirë, gjë që nxiti një rritje mesatare ekonomike prej 5-7 për qind në vit.
Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e tjera ndërkombëtare u kanë bërë thirrje të gjashtë vendeve të reduktojnë punëtorët në sektorët e tyre publikë, të reformojnë sistemet e tyre të pensioneve dhe të privatizojnë kompanitë shtetërore të kontrolluara për të trajtuar një rritje të mprehtë të deficiteve buxhetore dhe papunësisë.
Në raportin e saj, Banka Botërore, tha se ndërsa gjatë vitit 2017 papunësia ra në shumicën e vendeve, ajo shkonte nga 13.5 për qind në Serbi në 30.4 për qind në Kosovë.
“Mbi 80 për qind e vendeve të reja të punës ishin në shërbime, kryesisht tregtia me pakicë dhe shumicë, mbështetur nga rritja e konsumit”, thotë raporti.
Vetëm Serbia dhe Bosnja e Hercegovina regjistruan suficite buxhetore në vitin 2017. Në pjesën tjetër të rajonit, deficitet vazhduan, të nxitura nga shpenzimet e përsëritura, shpesh në përfitime sociale të dobëta të synuara dhe në subvencione.
Për të korrigjuar këtë, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova tani po punojnë për të ringjallur investimet kapitale për rritjen e rritjes, tha Banka Botërore.
“Investimet e kujdesshme financiare, publike dhe menaxhimi i buxhetit do të ndihmojnë që rreziqet fiskale që lidhen me investimet të minimizohen” përfundon raporti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj