LAJMI I FUNDIT:

Neymar nxit spekulime: Kur unë dhe Messi bëhemi bashkë, gjëra të mëdha ndodhin

Neymar nxit spekulime: Kur unë dhe Messi bëhemi bashkë, gjëra të mëdha ndodhin
Neymar e Messi (Foto: Getty Images)

Sipas një njoftimi të Neymar, pritet të ndodhë diçka që e përfshin atë dhe superyllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Sulmuesi brazilian, i cili në verën e kaluar kaloi te Paris Saint-Germaini për shumën rekorde prej 222 milionë eurosh, aktualisht është duke u rikuperuar nga një frakturë që e pësoi në një ndeshje të Ligue 1.

(Foto: Getty Images)

Derisa është duke u përpjekur që të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror (që fillon në muajin qershor), Neymar ka qenë mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale.


“Kur unë dhe miku im, Leo Messi, bëhemi bashkë, gjëra të mëdha ndodhin! Do t’ju tregoj më shumë së shpejti, qëndroni me ne!”, ka shkruar 25-vjeçari në një postim në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BhU1MrRgOb5/

Pritet të shihet nëse ata do të ribashkohen në fushë, për realizimin e ndonjë reklame apo për ndonjë arsye tjetër.

PSG ka mjaft alternativa në fazën e sulmit, duke përfshirë Neymar, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani, mirëpo nuk ka klub në botë që nuk do ta dëshironte Messin në skuadër.

Në të kaluarën është spekuluar se klubi francez ka bërë përpjekje ta transferojë argjentinasin, mirëpo Barca nuk e ka lejuar largimin e tij.

(Foto: Getty Images)

Nga ana tjetër, është spekuluar se Neymar mund të kthehet në La Liga, ndërsa krahas Real Madridit edhe Los Blancos janë një opsion shumë i mundshëm.

Sido që të jetë, pritet të shihet se me çfarë kanë të bëjnë thashethemet që i ka nxitur braziliani me postimin në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Ndërkombëtare
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori