LAJMI I FUNDIT:

Loriana Kuka fiton medaljen e artë në Grand Prix Antalya

Loriana Kuka fiton medaljen e artë në Grand Prix Antalya

Xhudistja Loriana Kuka i ka sjell edhe një medalje shtetit të Kosovës nga Grand Prix Antalya që po mbahet në Turqi.

Kosova po vazhdon rrugëtimin e saj drejt sukseseve në sportin e xhudos, duke fituar edhe shumë medalje në turne dhe kampionate të ndryshme.

Në Granx Prix Antalya, xhuditstet kosovare kanë pasur sukses pasi Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë arritur të marrin medalje të arta, ndërsa me të argjendtë u kthyer Fjolla Kelmendi.


Çfarë dite për Kosovën në xhudo, tri medalje në Grand-Prix Antalya – Dy të artë dhe një të argjendtë
Lexo po ashtu Çfarë dite për Kosovën në xhudo, tri medalje në Grand-Prix Antalya – Dy të artë dhe një të argjendtë
Vazhdojnë sukseset në xhudo, Erza Muminoviq fiton medaljen e artë në Berlin
Lexo po ashtu Vazhdojnë sukseset në xhudo, Erza Muminoviq fiton medaljen e artë në Berlin

Nga Antalya me medalje është kthyer edhe xhudisja tjetër kosovare, Loriana Kuka, e cila ka fituar medaljen e artë.

Loriana Kuka ka arritur të mposht në finale xhudisten ukrainase, Anastiya Turchyn, për tu stolisur me medaljen e artë në kategorinë deri në 78 kilogram.

Xhudistja nga Kosova deri në finale arriti pasi mposhti fillimisht xhudisten turke, Sidika Isik dhe pastaj atë britanike, Natalie Powell.

Në gjysmëfinale, Kuka mposhti Niurguiar Nikiforova, e cila në fund mori medaljen e bronztë. /Telegrafi/