LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri thumbon bashkëlojtarët te Stoke: Në një skuadër të tillë edhe Ronaldinho do bënte pak gjëra

Shaqiri thumbon bashkëlojtarët te Stoke: Në një skuadër të tillë edhe Ronaldinho do bënte pak gjëra
Gjilanasi duke festuar një gol me fanellën e Stoke Cityt (Foto: Getty Images)

Duket se Xherdan Shaqiri është lodhur nga Stoke City dhe atij i kanë përfunduar energjitë për të ndihmuar këtë skuadër.

Shqiptari nga Kosova iu bashkua skuadrës nga Liga Premier prej Interi në vitin 2015 për 13.6 milionë euro.


26-vjeçari që ka shënuar shtatë gola këtë sezon në kampionatin elitar anglez, shpërtheu ndaj bashkëlojtarëve të tij për mungesë kualiteti dhe bënë një krahasim me të kaluarën e tij te Bayern Munichu dhe Interi.

Shaqiri në ballinën e revistës zvicerane ‘Sport’ – Foto: stokesentinel.co.uk

“Ajo ndjenja që edhe Ronaldinho mund të bënte pak gjëra në këtë skuadër është ngushëlluese”, ka thënë Shaqiri.

“Duhet ta kuptoja se është ndryshe të luash me lojtarë si Ribery dhe Thiago te Bayerni apo Icardi dhe Kovacic te Interi. Këtu te Stoke nuk mund të kem shumë ndikim, thjesht ka shumë mungesë kualiteti përreth meje”.

Shaqiri: Te Interi ishin 50 lojtarë, shumë rrëmujë
Lexo po ashtu Shaqiri: Te Interi ishin 50 lojtarë, shumë rrëmujë

“Do t’i duhet Stokes të bëjë diçka ekstreme në tregun e transferimeve të verës për të ringjallur entuziazmin tim”, shtoi Shaqiri.

Stoke është aktualisht në zonën që shpie në Championship (kategorinë e dytë të futbollit anglez) dhe duke parë ofertat drejt shqiptarit, me siguri ai do të largohet nga bardh e kuqët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Kalo në kategori