LAJMI I FUNDIT:

Nainggolan lëndohet ndaj Bolognas, pritet të mungoj ndaj Barçës në Ligën e Kampionëve

Nainggolan lëndohet ndaj Bolognas, pritet të mungoj ndaj Barçës në Ligën e Kampionëve
Nainggolan doli nga fusha duke çaluar!

Radja Nainggolan ka pësuar një lëndim në kampionatin italian dhe pritet të mungojë në ndeshjen e Romës në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës.

Roma barazoi në udhëtim te Bologna me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Serie A.

Megjithatë, përveç dy pikëve që humbi në këtë ndeshje, Roma mund ta humb edhe Nainggolanin.


Mesfushori belg çaloi pas vetëm 16 minutash lojë me një dëmtim muskulor dhe është një dyshim i madh për të shfaqur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës të mërkurën.

Nainggolan doli nga fusha duke çaluar!

Është vet trajneri i Romës, Eusebio di Francesco, i cili ka thënë se vetëm ndonjë befasi mund ta bëjë Nainggolanin të luaj ndaj katalunasve.

“Ne duhet të bisedojmë me stafin mjekësor. Me mënyrën se si shkoi në fushë, ndjesitë nuk janë pozitive rreth këtij lëndimi”, ka thënë fillimisht Di Francesco.

“Mund t’ju siguroj nga përvoja se problemet muskulore (flexor) nuk zgjidhen aq shpejt, por nëse ai është ‘Ninja’, mund të na befasojë”.

“Ai u përpoq tri herë për ta eliminuar lëndimin, por nëse duhej të dorëzohej dhe të dilte nga fushë, kjo do të thotë se ishte e keqe”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Premier League
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Ancelotti i dërgon një mesazh domethënës dyshes Mbappe dhe Endrick

Ancelotti i dërgon një mesazh domethënës dyshes Mbappe dhe Endrick

La Liga
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori