LAJMI I FUNDIT:

Mbi 10 milionë euro fitime nga tarifa në Rrugën e Kombit

Mbi 10 milionë euro fitime nga tarifa në Rrugën e Kombit

Shqipëria ka vendosur që të vë tarifë për veturat që kalojnë nëpër rrugn e kombit.

Pagesa për vetuar do të jetë pesë euro.

Sipas një studimi të fizibilitetit në Rrugën e Kombit kalojnë mesatarisht 6000 vetura brenda ditës.


Një përllogaritje me tarifën minimale pesë euro (sepse ka edhe tarifa të tjera), fitimet do të jenë afër 11 milionë euro në vit.

Por, kur shtohen këtu edhe pagesat për mjete të mëdha si autobus e kamion që tariforen më shumë, atëherë kjo shumë pritet të rritet edhe më.

Për rreth 30 vjet pritet që fitimet të jenë afër gjysmë-miliardi.

Siç dihet, rruga e kombit është e lëshuar me koncesion për 30 vjet tek një kompani turke dhe dy shqiptare.

Ndërkaq, lidhur me këtë  ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka bërë të ditur për Telegrafin se është i interesuar që sa më parë të definohen gjërat sa i përket autostradave, duke thënë se do të merren parasysh modelet me të mira për zhvillimin e këtij projekti.

Ai nuk ka përmendur tarifën që Qeveria e Shqipërisë ka vendosur për kosovarët.

Ndërsa, Safet Gerxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), tha se një taksë e tillë për autostradën do të gjenerojë shumë më tepër efekte negative se sa pozitive.

Ai sqaroi se ekzistojnë barriera të mjaftueshme në mes të një populli të ndarë në dy shtete, dhe kjo do të jetë një barrierë shtesë që do të godasë më së shumti kosovarët.

“Bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë si dy shtete të një populli të ndarë nuk është në nivelin e dëshiruar. Ekzistojnë barriera të ndryshme qoftë tarifore,  por edhe jo tarifore, të cilat e vështirësojnë avancimin e bashkëpunimit, prandaj fillimi i zbatimit të taksës rrugore do të jetë edhe një barrierë shtesë që do të godas më së shumti kosovarët pasi atë e vizitojnë Shqipërinë më së shumti gjatë vitit. Kjo taksë rrugore do të ndikojë edhe në shfrytëzimin e shërbimeve të Portit të Durrësit, e me siguri do të ndikojë në koston e shërbimeve dhe produkteve që do të godasë qytetarët me ngritjen e kostos. Prandaj, një taksë e tillë do të gjeneroj shumë më tepër efekte negative se sa pozitive”, theksoi për Telegrafin Gërxhaliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Kalo në kategori