Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, sot zhvilloi stërvitjen e tretë të Përfaqësueses së Kosovës përpara ndeshjes me Madagaskarin më 24 mars në Francë.
Pas këtyre stërvitjeve, Challandes ka krijuar përshtypjet e para për ekipin që ka në dispozicion.
Zvicerani ka thënë se Kosova ka lojtarë të talentuar individual.
“Përfaqësuesja ka lojtarë të talentuar individualë, ka lojtarë që dinë të luajnë futboll. Puna ime është që prej këtyre individëve të krijoj një ekip – një ekip që para së gjithash, bile edhe përpara të të luajturit mirë, luan me zemër, luan për fitore, ka kompaktësi, lufton për Kosovën”.
“Një ekip që thotë “unë jam Kosova” dhe do të vrapoj, do të luftoj, do ta marr topin, do të luftoj edhe më shumë, për fitore”, ka thënë Challandes.
Ai ka deklaruar se ka shikuar të gjitha ndeshjet që Përfaqësuesja i ka zhvilluar gjatë kualifikimeve për kampionatin botëror.
“Unë i kam shikuar të gjitha ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës gjatë kualifikimeve për Kupën e Botës. Ajo që kam parë është se lojtarët gjatë kualifikimeve e kanë bartur fanellën e Kosovës, kanë luajtur futboll, kanë luajtur korrekt dhe kaq, asgjë më tepër. Por tani jemi një një nivel tjetër, pra si të thuash, duhet të fillojmë të ndërtojmë katin e dytë”.
Qëllimi i Challandes është të krijoj një ekip të funksionojë si familje.
“Unë dua të krijoj një ekip që të funksionojë si një familje, që nuk dorëzohet, që thotë “unë nuk do të lejoj që Kosova të humbë, të marrë 24 gola”. Kjo është e rëndësishme tani, të krijojmë një mentalitet fituesi”, u shpreh Challandes.
Sa i përket ndeshjes miqësore me Madagaskarin, Challandes ka deklaruar:
“Kjo nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Them se ne as nuk duhet e as nuk jemi në pozitë për ta nënçmuar asnjë ekip. Secili ekip që vihet përballë nesh është një ekip që e meriton respektin më të madh. Madagaskari dje ka luajtur një lojë shumë të mirë kundër Togos. Kam qenë i befasuar me cilësinë e lojës. Ne ndoshta mendojmë që ai është një vend i vogël por ka një ekip shumë, shumë të mirë. Ka lojtarë që luajnë në Francë, në Belgjikë dhe gjithkah nëpër botë, një ekip që ka arritur deri në fazën finale të Kupës së Afrikës dhe kjo nuk është e lehtë. Ne duhet të bëjmë një lojë shumë të mirë për të pasur sukses”.
Ndeshja me Madagaskarin zhvillohet të shtunën, më 24 mars.
Madagaskari dje ka luajtur kundër Togos, ndeshje e cila ka përfunduar me barazim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe