LAJMI I FUNDIT:

Turistët qeshin, kërcejnë dhe këndojnë në autobus – një orë para aksidentit tragjik në Tajlandë (Foto/Video)

Turistët qeshin, kërcejnë dhe këndojnë në autobus – një orë para aksidentit tragjik në Tajlandë (Foto/Video)

Janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë pasagjerët duke buzëqeshur, vallëzuar dhe duke kënduar në një autobus, vetëm një orë para se makina të dilte nga një pjesë e pjerrët dhe të përplasej për pemë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një grup turistësh të cilët kishin vizituar një plazh në Chanthaburi, Tajlandë lindore, për pushime.


Siç thuhet më tej, ata po ktheheshin në provincën Kalasin, 350 milje larg, por në mes të rrugës, shoferi humbi kontrollin, kur frenat dyshohet se dështuan.

Dhe rreth orës 19:30, autobusi, i cili po udhëtonte rreth 50 km/h, u kthye në një “kodër” të pjerrët dhe para se të përplasej për një pemë, në rajonin e Nakhon Ratchasima.

Bëhet e ditur se për fat të keq, tetëmbëdhjetë persona – 12 gra dhe gjashtë burra – u shpallën të vdekur pasi u nxorën nga rrënojat.

Ndërsa 32 turistë të tjerë, të gjithë shtetas tajlandezë, pësuan lëndime serioze.

Përveç këtyre 50 pasagjerëve, bëhet e ditur se shoferi iku nga aty dhe ende nuk është gjetur.

Një nga të mbijetuarit, Somjit Champasri, tha se në autobus dëgjoheshin britma të tmerrshme, pasi autobusi u përplas në një kthesë të errët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria amerikane publikon videon misterioze

Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Botë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Kalo në kategori