LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim policor me Hungarinë

Maqedonia nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim policor me Hungarinë

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski dhe ministri i Punëve të Brendshme i Hungarisë Shan Sándor Pintér, sot në Bukuresht nënshkruan marrëveshjen mes dy vendeve për bashkëpunim policor.

Nga MPB thonë se kjo marrëveshje ka për qëllim përmisimin e bashkëpunimit policor në mes dy shteteve, për të rritur efikasitetin në shtypjen e krimit ndërkombëtarë, me theks të veçant luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, tregtimit jo-ligjor të drogës, emigracionin kriminal dhe efikasitetit në shtypjen e rreziqeve ndërkombëtare dhe sigurisë kombëtare.


“Sot në emër të dy qeverive është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim të dy policive me çka bashkëpunimi jonë rritet. Lufta kundër krimit, tregtive jo-ligjore me drogë, migrimit ilegal dhe lufta kundër terrorizmit janë çështje që i kalojnë kufijtë tonë kombëtar, pasi krimi nuk njeh kufi”, thuhet në njoftimin e MPB.

Ministri Spasovski i’u faleminderua kolgut të tij Pintér dhe Republikës së Hungarisë për ndihmën e deri tanishme Republikës Maqedonisë, në ballafaqimin me krizën e emigrantëve.

“Edhe pse është kaluar kriza, kolegët tanë sëbashku me zyrtarët policore nga vende tjera anëtare të BE-së janë të pranishëm në kufijtë jugorë dhe vazhdimisht bëjnë kontrolle dhe mbikëqyrje. Bashkëpunime të tilla janë dëshmi se principet dhe solidariteti i vendeve anëtare të BE-së e kalojnë edhe në vendet që nuk janë anëtare të saj, por që kanë angazhim evropiane”, tha ministri Spasovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori