LAJMI I FUNDIT:

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Gjate pasdites së djeshme është gjetur edhe trupi i vajzës tjetër, që dyshohet se u hodh në lumin Buna bashkë me motrën, vëllain dhe nënën. Akoma nuk janë gjetur trupat e këtyre të fundit dhe për fat të keq të gjitha dyshimet të çojnë se mund të jenë në këtë lumë.

Kërkimet kanë vijuar edhe gjatë ditës se djeshme dhe do të vijojnë akoma deri në gjetjen e tyre dhe në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje më shumë mister.


Motra e Alma Arrazit pas njoftimit se ajo dhe tre fëmijët janë zhdukur ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka treguar se Alma dhunohej barbarisht, bashkë me fëmijët e saj, nga bashkëshorti.

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Lexo po ashtu “Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Dëshmia e saj, por dhe shenjat që u raportuan fillimisht në trupin e vogëlushes që u gjet e mbytur i krijuan bindjen policisë për ta vënë në pranga Erdgys Arrizin, babai i tre fëmijëve për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes.

Ilir Robaj ekspert mjeko-ligjor tha në emisionin e mëngjesit të Euronews Albania se nëse ndaj fëmijëve që dyshohet se janë mbytur është ushtruar dhunë, ajo është e dallueshme nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Prokuroria jep akuzën zyrtare për Erdgys Arrazin, pas tragjedisë në Shkodër
Lexo po ashtu Prokuroria jep akuzën zyrtare për Erdgys Arrazin, pas tragjedisë në Shkodër

“Ekspertiza mjeko-ligjore nuk mund ta përcaktojë se si ka ndodhur mekanizmi i vetëvrasjes, por me përafërsi përcakton kohën kur ka ndodhur ngjarja. Eksperti përcakton shenjat e dhunës, të cilat ngelen në formën e mavijosjeve. Të gjitha shenjat ngelen, por e rëndësishme është të gjenden sa më shpejt. Për dy trupat që nuk janë gjetur, sa më shumë kalon koha aq më e vështirë është për t’u dalluar”, tha eksperti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Vranët dhe me diell, gjatë ditës shkarkime rrufesh

Vranët dhe me diell, gjatë ditës shkarkime rrufesh

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Kalo në kategori