LAJMI I FUNDIT:

Beqaj: 10 milionë euro investime në sektorin privat për nxitjen e zhvillimit ekonomik

Beqaj: 10 milionë euro investime në sektorin privat për nxitjen e zhvillimit ekonomik

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka marrë pjesë në punëtorinë e TAIX-it për Programin COSME 2014-2020. Në hapjen e kësaj punëtorie, ministri Beqaj ka deklaruar se ekonomia e Kosovës si një ekonomi me popullsi të re, bilanc jo të favorshëm tregtar, eksporte të ulëta dhe papunësi të lartë, ka nevojë për një orientim strategjik.

Duke folur për punën që po bënë Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ministri Beqaj ka thënë se qëllimi i ministrisë që drejton është që ta rrisë konkurrencën dhe ta nxisë inovacionin, si një mjet për të rritur produktivitetin vendor dhe për të siguruar një mjedis të qëndrueshëm ekonomik.

“Si Ministri e Inovacionit, ne po fokusohemi në zbatimin e aktiviteteve për mbështetje të hulumtimit dhe zhvillimit nga sektori privat, skemave voucher për NVM-të, konferencave, kthimit të trurit nga diaspora dhe kampanjave për ngritjen e vetëdijes të shoqërisë dhe komunitetit”, ka thënë Besim Beqaj.


“Besojmë se me buxhet prej 10 milion euro për këtë vit, investim i drejtpërdrejtë në sektorin privat do të arrijmë të krijojmë efekt pozitiv në rritjen e konkurrueshmërisë dhe produktivitetit”, ka theksuar ministri Beqaj.

COSME është programi i BE-së qëllimi i të cilit është përmirësimi i konkurrueshmërisë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në BE dhe NVM-ve në shtetet e treta që marrin pjesë në këtë program. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori