LAJMI I FUNDIT:

Sveçla, Shpend Ahmetit: Pse po hesht për kalimin e Kadaj-Bujupit në AAK

Sveçla, Shpend Ahmetit: Pse po hesht për kalimin e Kadaj-Bujupit në AAK

Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla ka reaguar të hënën lidhur me kalimin e Donika Kadaj-Bujupit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke kërkuar nga Grupi i Deputetëve të Pavarur dhe nga Shpend Ahmetit arsyet pse po heshtin për këtë çështje.

Sveçla në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se deri dje, Shpend Ahmeti pretendonte se nuk ishte vetëm kryetar i kryeqytetit, por edhe qytetar me qëndrime politike për çështje të rëndësishme që prekin zhvillimet politike në vend.


Lexoni të plotë postimin e Sveçlës:

“Përgjatë krejt zhvillimeve të fundit politike, Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP) dhe Shpend Ahmeti, të ikurit nga Lëvizja, nuk kanë mbajtur asnjë qëndrim publik për kalimin e Donika Kadajt fillimisht dhe informalisht nga Lëvizja te pjesëtarët e këtij grupi, e pastaj formalisht për rikthimin e saj në AAK. Çudi? As Shpend Ahmeti, i cili ka tregu gjenirozitet duke i dhënë AAK-së drejtoritë me buxhetin më të madh në Komunën e Prishtinës, nuk mbajti qëndrim për këtë rikthim të Donika Kadajt në AAK. A është kjo mungesë deklarimi nga ana e GDP-së dhe Shpend Ahmetit edhe miratim në heshtje për këtë rikthim të Donika Kadajt në AAK, pikërisht tani kur Demarkacioni është në pyetje? Deri dje, Shpend Ahmeti pretendonte se nuk ishte vetëm kryetar i kryeqytetit, por edhe qytetar me qëndrime politike për çështje të rëndësishme që prekin zhvillimet politike në vend. Me këtë heshtje të tij, a po thotë Shpend Ahmeti se nuk është më qytetar me qëndrime politike? Apo se nuk është fare i befasuar me këtë lëvizje të Donika Kadajt. A nuk do të ishte e dobishme që mediat të kerkojnë një prononcim për sqarim prej Shpend Ahmetit dhe GDP-së mbi këtë çështje? A është dakord Shpend Ahmeti dhe GDP-ja me urimin per suksese qe Dardan Sejdiu i ka bërë me gojë Donika Kadajt për rikthimin e saj në AAK?”, shkruan Sveçla në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori