LAJMI I FUNDIT:

Eurodeputetët: Greqia të lëshojë pe dhe BE të përfshihet në zgjidhjen e kontestit të emrit

Eurodeputetët: Greqia të lëshojë pe dhe BE të përfshihet në zgjidhjen e kontestit të emrit

Vizita e ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias në Shkup të mërkurën e ardhshme do të thotë se procesi i negociatave për emrin është drejtë fundit, vlerësoi eurodeputeti bullgar Angel Xhambaski. Sipas tij, të dyja anët janë tërhequr paksa nga kërkesat fillestare.

Ai tha se qytetarët e Maqedonisë kanë të drejtën e tyre për ta emëruar vendin e tyre. Xhambaski, që njëherë është edhe zëvendëskryetar i komisionit të përbashkët të parlamentit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë, tha se është koha që Greqia të lëshojë pe në lidhje me çështjen e emrit.

“Tani është koha që kolegët dhe partnerët tanë grek që të tërhiqen pakës dhe të tregohen më miqësor në aspekt të zgjidhjes së kësaj çështje me emrin. Kanë kaluar më shumë se dy dekada dhe mendoj së është mjaftë më”, u shpreh eurodeputeti bullgar Angel Xhambaski.


Nga ana tjetër, eurodeputetja kroate Ruzha Tomashiq tha se nëse nuk arrihet një zgjedhje e emrit, atëherë Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë. Sipas saj, Bashkimi Evropian duhet që tani të ulet me dyja palët dhe të gjejnë një zgjedhje të përbashkët.

“Mendoj se BE duhet të përfshihet në mënyrë të drejtpërdrejtë, sepse qytetarët e Maqedonisë për një kohë të gjatë po mundohen të vazhdojnë me jetët e tyre dhe kjo është një pengesë për ta. Mendoj se Bashkimi Evropian duhet të përzihet, të ulet dhe të flasë me dyja palët dhe më në fund të vendosin për emrin, me qëllim që Maqedonia të mund të lëvizë përpara”, tha Ruzha Tomashiq.

Për dy anëtarët e Parlamentit Evropian, zgjidhja e çështjes së emrit do të ndikojë në zhbllokimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë, por edhe të gjithë rajonit.