LAJMI I FUNDIT:

De Rossi: Do të përballemi me lojtarin më të mirë në histori, por do të tentojmë gjysmëfinalen

De Rossi: Do të përballemi me lojtarin më të mirë në histori, por do të tentojmë gjysmëfinalen

Roma do të ndeshet me Barcelonën në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Italianët mund të thuhet se nuk kishin fat pasi do të përballen me favoritin kryesor për ta fituar këtë trofe.


E fuqinë e Barcelonës e di edhe kapiteni i Romës, Daniele De Rossi që ka folur për këtë përballje.

“Ndoshta do të kishim preferuar një kundërshtar tjetër por jemi në çerekfinale dhe luajmë kundër tetë skuadrave më të mira”.

“Kemi marrë kundërshtarin më të mirin të mundshëm por që nuk duhet të mendojmë keq pasi edhe ne kemi gjasat tona”.

“Chelsea i vuri ata shumë në vështirësi dhe njëjtë mund të bëjmë edhe ne”, ka deklaruar De Rossi.

Kapiteni i Romës në fund ka thënë për Messin se është lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

“Do të përballemi me lojtarin më të mirë në historinë e futbollit që është Messi”.

“Duhet ta përgatisim ndeshjen për ta fituar pasi në fushë do të jemi 11 kundër 11. Shpresojmë në një rezultat pozitiv dhe do të tenojmë kalimin në gjysmëfinale”, ka deklaruar De Rossi.

Ndeshjet e para çerekfinale luhen me 3 dhe 4 prill ndërsa ato të kthimit një javë më vonë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori