LAJMI I FUNDIT:

Erolld Belegu: Arben Fetahu është favorit për të parin e FBK-së

Erolld Belegu: Arben Fetahu është favorit për të parin e FBK-së

Erolld Belegu javë më parë dha dorëheqje prej Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Tashmë janë caktuar edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme për të parin e FBK-së.


Ish basketbollisti i Prishtinës, Arben Fetahu është favoriti kryesor që të bëhet drejtues i FBK-së.

E gjithë kjo pasi Fetahu është kandidati i vetëm i propozuar nga bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

“Edhe një dëshmi për punën e bërë mirë në FBK! Arben Fetahu kandidat i vetëm i propozuar edhe nga bordi i Federatës për vetëm dhjetë ditë është i nominuar edhe nga më shumë se njëzet klube e shoqata me të drejtë votë që përbëjnë afro 30 nga 40 votat e mundshme! Jam i gëzuar që anëtarët e FBK-së dëshirojnë ta ndjekin vijën e sigurt, korrekte dhe zhvillimore që ky bord ka bërë në 5 vitet e kaluara! Suksese Beni”, ka shkruar Belegu në Facebook.

Ish-reprezentuesi i përfaqësueses sonë aktualisht është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FBK-së.

Ndryshe, Belegu është tërhequr nga posti i kreut të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe do të vazhdojë të jetë Këshilltar i Jashtëm Politik i kryeministrit të Kosovës.

Erolld Belegu: Largimi nga FBK ishte ndër vendimet më të vështira, do të vazhdoj të kontribuoj në zhvillimin e sportit
Lexo po ashtu Erolld Belegu: Largimi nga FBK ishte ndër vendimet më të vështira, do të vazhdoj të kontribuoj në zhvillimin e sportit

Njoftimin e ka bërë vet Belegu, i cili ka treguar se pasi ishte emëruar në postin e këshilltarit i ishte drejtuar Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) lidhur me mundësinë e ekzistimit të konfliktit të interesit ndërmjet angazhimeve jashtë Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori