LAJMI I FUNDIT:

Erza Muminoviq e fiton medaljen e bronztë në Zagreb, Kuka: Erza e vogël po bëhet e madhe

Erza Muminoviq e fiton medaljen e bronztë në Zagreb, Kuka: Erza e vogël po bëhet e madhe

Xhudistja e talentuar Erza Muminoviq ia ka sjell edhe medalje Kosovës në sportin e xhudos, duke fituar të bronztën në Kupën Evropiane që po mbahet në Zagreb.

Sukseset e xhudos për Kosovën nuk kanë të ndalur edhe tani është edhe një emër i ri që po na bën krenar në botë.


Është Erza Muminoviq po vazhdon të tregojë paraqitje të shkëlqyeshme në Kupat Evropiane për Kadet.

Ajo sot (e shtunë) fitoi medaljen e bronztë në kategorinë 44Kg në Kupën Evropiane që po mbahet në Zagreb.

Sipas KosovaJudo, në një konkurrencë të fortë prej 27 garueseve,Erza arriti të dëshmojë cilesinë e saj në këtë turne që njihet si gara më e vlefshme për të shfaqur potencialin e mundshëm.

Erza garën e filloi me fitore me Ippon kundër garueses nga Polonia, Aleksandra Polkowska dhe garueses franceeze, Lea Metrot ,te cilën e mposhti me Wazzari.

Në gjysmëfinale u takua me Kampionen Evropiane U18,kroaten Viktorija Ana Puljiz ndaj së cilës pësoj humbje.

Në ndeshje për medalje të bronztë, Erza u rikthye fuqishëm duke e mposhtur me Ippon për më pak se dy  minuta garuesen nga Gjermania, Jule Ziegler.

Për Erzen kjo është medalja e dyte këtë vit dhe ajo momentalisht është e radhitur në top 5 garueset ne ranglistën olimpike për Lojërat Olimpike për të reja, Buenos Aires 2018.

Medaljet ne kategorinë 44Kg i ndau Kampionia jonë olimpike, Majlinda Kelmendi.

Suksesin e xhudises kosovare, Erza Muminovic, e lajmëroi trajneri i tyre, Driton Kuka, me anë të një postimi në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori