LAJMI I FUNDIT:

Valencia i bashkohet garës për Andre Silvan

Valencia i bashkohet garës për Andre Silvan

Valencia ka filluar interesimin e tyre në sulmuesin e Milanit, Andre Silva, raportojnë mediat spanjolle.

Sipas mediumit Super Deporte, klubi Los Che janë të prirur të transferojnë reprezentuesin e talentuar portugez në Mestalla.


Kjo pasi drejtuesit e tyre e shohin Andre Silvan si një kandidat ideal për të forcuar skuadrën e tyre.

Milani merr ofertë nga Championship për Andre Silvan - 34 milionë euro në tavolinë, por kuqezinjtë refuzojnë
Lexo po ashtu Milani merr ofertë nga Championship për Andre Silvan - 34 milionë euro në tavolinë, por kuqezinjtë refuzojnë

Estadio Deportivo dhe Marca kishin raportuar këtë javë se Sevilla do të përpiqet të lëvizë për sulmuesin këtë verë, ndërsa Wolverhampton dhe Monaco gjithashtu kanë qenë të lidhur me të.

Andre Silva assesi ta gjej golin e parë në Serie A (Getty Images)

E ardhmja e treshes së mrekullueshme të Sevillas, Wissam Ben Yedder, Luis Muriel dhe Sandro Ramirez është e pasigurt për shkak të mungesës së minutave, formës dhe golave.

Sulmuesi 22-vjeçar ishte një nga arritjet kryesore në shpenzimet e mëdha të Milanit në verë për transferimet prej 200 milionë eurosh verën e kaluar, duke arritur nga Porto për 38 milionë euro plus bonuse.

Andre Silva në shitje, Arsenali favorit për ta transferuar
Lexo po ashtu Andre Silva në shitje, Arsenali favorit për ta transferuar

Megjithatë, reprezentuesi portugez ka bërë vetëm pesë ndeshje si titullar në Serie A për klubin këtë sezon dhe gjigantët milanezë thuhet se kanë shpresë të fitojnë shifrën e njëjtë që e kanë shpenzuar.

Silva shënoi 21 gola për Porton sezonin e kaluar para se të fitonte transferimin e tij të madh në Milan, ku ende nuk e ka gjetur golin e parë në Serie A. /Telegrafi/