LAJMI I FUNDIT:

E kryer, Milani arrin marrëveshje me Pepe Reinan

E kryer, Milani arrin marrëveshje me Pepe Reinan
Pepe Reina (Getty Images)

Mediat italiane raportojnë se portieri i Napolit, Pepe Reina ka pranuar zyrtarisht një lëvizje për Milanin, të cilët kanë njoftuar klubin e tij të tanishëm.

Reprezentuesi spanjoll është jashtë kontratës në fund të sezonit, dhe Napoli ishin të gatshëm t’i ofrojnë atij një zgjatje njëvjeçare.


Në javët e fundit është raportuar se Rossonerët ishin të etur për të nënshkruar me atë, dhe Gazzetta dello Sport raporton se është bërë një marrëveshje.

Reina: Ky është sezoni im i fundit në Napoli
Lexo po ashtu Reina: Ky është sezoni im i fundit në Napoli

Sipas rregulloreve të FIFA-s, çdo klub mund t’i drejtohet Reinas në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij, por ata duhet ta informojnë klubin e tij të tanishëm kur të arrihet një marrëveshje.

Reina është njëri nga më të preferuarit e tifozëve të Napolit (Getty Images)

Gazeta raporton se Milani e ka informuar Napolin se janë pajtuar për një kontratë deri në vitin 2020 për portierin spanjoll, i cili mbush 36 vjet në gusht.

Ky medium italian beson se kontrata vlen tre milionë euro në sezon, plus bonuse, dhe ka një mundësi për një vit tjetër shtesë.

GDS: Reina e do një herë Scudetton me Napolin, pastaj te Milani
Lexo po ashtu GDS: Reina e do një herë Scudetton me Napolin, pastaj te Milani

Megjithatë, një njoftim nuk pritet menjëherë, pasi Milani ende duhet të zgjidh të ardhmen e Gianluigi Donnarummas.

Ka pasur zëra se 19-vjeçari do të shitet këtë verë, dhe një njoftim i ardhjes së Reina do të shtonte vetëm karburant në zjarrin e krijuar nga ta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori