LAJMI I FUNDIT:

GDS: Reina e do një herë Scudetton me Napolin, pastaj te Milani

GDS: Reina e do një herë Scudetton me Napolin, pastaj te Milani
Pepe Reina - Marek Hamsik (Getty Images)

Milani thuhet se ka përgatitur një kontratë tre-vjeçare për Pepe Reinan, por asnjë marrëveshje nuk pritet të bëhet publike deri në fund të sezonit.

Sipas Gazzetta dello Sport, as joshja e një marrëveshjeje afatgjate me Milanin nuk mund të “shkëpusë Reinan nga angazhimi i tij i tanishëm” për të ndihmuar Napolin të fitojë Scudetton.


Gazeta shpjegon se Napoli është i gatshëm të lejojë që portieri të largohet kur kontrata e tij të skadojë në qershor pasi ata duan dikë më të ri, pasi ai mbush 36 vjet më vonë këtë vit.

Formacioni që mund ta transferoni pa asnjë cent dhe 37 futbollistët që janë të lirë të nënshkruajnë para-kontrata nga 1 janari (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni që mund ta transferoni pa asnjë cent dhe 37 futbollistët që janë të lirë të nënshkruajnë para-kontrata nga 1 janari (Foto)

Kjo ka alarmuar drejtuesit e Milanit, Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli për të kontaktuar Jorge Mendes, i cili përfaqëson Reinan.

Reina është njëri nga më të preferuarit e tifozëve të Napolit (Getty Images)

Sipas këtij mediumi spanjoll agjenti i njohur i ka garantuar drejtuesit e Rossonerëve për pranimin e ofertës nga spanjolli.

Kjo vjen në mes të pasigurisë që rrethon të ardhmen e Gianluigi Donnarummas në San Siro dhe pasi veterani i tha bashkëlojtarëve të tij se ai do të largohet në fund të sezonit.

Reina: Ky është sezoni im i fundit në Napoli
Lexo po ashtu Reina: Ky është sezoni im i fundit në Napoli

“Futbolli do të më dërgoj diku tjetër”, kishte thënë fillimisht Reina në organizimin e ditëlindjes së vajzës së tij.

“Ky është sezoni im i fundit në Napoli. Në futbollin që tani funksionon: sot jeni këtu, nesër diku tjetër”, përfundonte spanjolli. /Telegrafi/