LAJMI I FUNDIT:

Interi dhe Milani në garë për Kovacicin

Interi dhe Milani në garë për Kovacicin

Mediat italiane raportojnë se Interi dhe Milani janë të interesuar të nënshkruajnë gjatë verës me mesfushorin e Real Madridit, Mateo Kovacic.

Kroati ka luajtur më parë për Nerazzurrët, por u transferua në Spanjë në një marrëveshje prej 29 milionë eurosh në verën e vitit 2016.

Sipas gazetës Tuttosport, Interi u përpoq ta kthente atë në afatin e janarit, por Los Merengues mbyllën derën për ndonjë marrëveshje eventuale.


Rikthimi i Kovacic, 97 për qind të pasimeve të kompletuara
Lexo po ashtu Rikthimi i Kovacic, 97 për qind të pasimeve të kompletuara

Megjithatë, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ende është i gatshëm të marrë një marrëveshje dhe do të përpiqet përsëri në verë për shërbimet e tij.

Kovacic njihet për teknikën e lartë që e posedon (Getty Images)

Ata mund të përballen me konkurrencën e rivalëve të tyre të qytetit, me gazetën ku thuhet se kuqezinjtë kërkojnë një mesfushor me cilësitë e tij.

Drejtori sportiv, Massimiliano Mirabelli ka punuar në Inter më parë dhe është i njohur të jetë një admirues i madh i Kovacicit.

Roma po mendon për transferimin e Kovacicit gjatë verës
Lexo po ashtu Roma po mendon për transferimin e Kovacicit gjatë verës

Sidoqoftë, çështja do të jetë e kushtueshme pasi Rossonerët ende nuk e dinë se cilat kufizime do të imponohen nga UEFA përmes Fair Play Financiarit.

Çmimi i mesfushorit kroat mendohet të jetë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/