LAJMI I FUNDIT:

Gattuso: Nuk mund të krahasohem me Wengerin, ende jam i ri në këtë profesion

Gattuso: Nuk mund të krahasohem me Wengerin, ende jam i ri në këtë profesion

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso pranon se nuk mund të krahasohet me menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger.

Rossonerët do të takohen nesër me londinezët në kuadër të Ligës së Evropës, dhe Ringhio është plot respekt për trajnerin francez.

“Nuk është një sfidë me të, sepse në këtë drejtim nuk është një garë”, tha Gattuso në konferencën për shtyp para ndeshjes.


“Ai ka fituar shumë në karrierën e tij. Ai ka menaxhuar të njëjtin klub për 21-22 vjet. Rruga ime është ende shumë e gjatë”.

“Do të jetë një ndeshje interesante, me një filozofi të re si e imja kundër përvojës së tij. Ai pëlqen të luajë në posedimin e topit. Unë do ta përshëndes dhe do të vë veten në qoshe, por nuk ka krahasim që mund të bëhet”.

Gatusso (Getty Images)

“Unë kam luajtur në ndeshje si kjo kur kam qenë lojtar, por çdo gjë tani është ndryshe. Krahasuar me Wengerin, unë jam në ekipin e fëmijëve, unë vetëm sa kam filluar ndërsa ai është duke stërvitur ekipe për 30 vjet”.

“Ne jemi duke u përgatitur, Arsenali është një ekip me shumë teknik që nuk i pëlqen tranzicionet në mbrojte. Ne do të duhet t’i bëjmë ata që të vuajnë në mënyrë që të vrapojnë kur e kemi ne topin”, tha italiani.

Ndryshe, ndeshja e parë mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet nesër në ora 21:00, në stadiumin San Siro të Milanos. /Telegrafi/