LAJMI I FUNDIT:

Higuain rikthehet ndaj Tottenahamit, Mandzukic në dyshim?

Higuain rikthehet ndaj Tottenahamit, Mandzukic në dyshim?
Juventus (Getty Images)

Gonzalo Higuain pritet të jetë në skuadrën e Juventusit për udhëtimin e tyre në Tottenham Hotspur, por Mario Mandzukic mbetet në dyshim.

Ndeshja e parë e raundit të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve përfundoi në Torino me rezultat 2-2, kështu që Bianconerët duhet të fitojnë në Wembley të mërkurën mbrëma ose të kenë një barazim 3-3 ose më lart.

Paulo Dybala sigurisht kthehet pas dy muajsh nga një dëmtim i rëndë, pasi ai luajti 90 minuta kundër Lazios të shtunën në mbrëmje dhe shënoi golin fitues të këtij takimi.


Higuain nuk ka marrë pjesë në atë ndeshje për shkak të shtrembërimit të kyçit të këmbës, por ai ka kaluar nëpër seancën e plotë të trajnimit të sotëm (e hënë) me shokët e tjerë të skuadrës.

 Higuain shënoi dy gola në ndeshjen e parë (Getty Images)

Prandaj është e mundshme që El Pipita të jetë së paku në skuadrën që udhëton për në Londër, edhe nëse ai nuk mund të fillojë domosdoshmërisht si titullar.

Mandzukic është trajnuar veçmas nga pjesa tjetër e ekipit sot dhe është një dyshim i vërtetë për ndeshjen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Mattia De Sciglio është gjithashtu duke luftuar për rikthim, kështu që do të zëvendësohet nga Stephan Lichtsteiner ose Andrea Barzagli në anën e djathtë të mbrojtjes, ndërsa  Federico Bernardeschi dhe Juan Cuadrado janë mungesa afatgjata.

Nëse Higuain dhe Mandzukic nuk janë gati të fillojnë, atëherë Juventusi pritet të përdorë një formacion 4-3-3 kundër Tottenhamit me Douglas Costa dhe Alex Sandro në krahët e  sulmin, pranë Dybalas si ‘9-sh’ fals. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

La Liga
Shkruhet historia në NBA: LeBron luan ndeshje zyrtare me djalin e tij Bronny si bashkëlojtar te Lakers

Shkruhet historia në NBA: LeBron luan ndeshje zyrtare me djalin e tij Bronny si bashkëlojtar te Lakers

NBA
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga
Rivaliteti anash, dy yjet e Barçës reagojnë me një mesazh për Carvajal pas lëndimit të rëndë

Rivaliteti anash, dy yjet e Barçës reagojnë me një mesazh për Carvajal pas lëndimit të rëndë

La Liga
Paraqitja heroike e portierit të Gironas: I priti tre penallti ndaj tre lojtarëve të ndryshëm

Paraqitja heroike e portierit të Gironas: I priti tre penallti ndaj tre lojtarëve të ndryshëm

La Liga
PSG po planifikon lëvizjen befasuese për transferimin e yllit të Man Cityt

PSG po planifikon lëvizjen befasuese për transferimin e yllit të Man Cityt

Ligue 1
Kalo në kategori