Bëjeni shprehi të përditshme: Pini ujë posa të zgjoheni nga gjumi për shëndet të mirë
Imagjinoni sikurse nuk do të pini ujë, çaj ose ndonjë lloj lëngu tjetër përgjatë tetë orëve të ardhshme.
Epo, pikërisht këtë e bëni kur flini. Gjatë kohës kur jeni në gjumë, trupi ngadalë dehidratohet sepse i nevojiten lëngje për të operuar, transmeton Telegrafi.
Normalisht ju nuk pini ujë gjatë gjumit sepse, normalisht, jeni duke fjetur.
Por a është e shëndetshme pirja e ujit në momentin që zgjoheni nga gjumi? Shkencëtarët thonë se po!
Në fakt, ata përmendin pesë arsye të forta se përse duhet të pini ujë në momentin që zgjoheni nga gjumi.
- E shpejton metabolizmin. Konsumimi i një gote të madhe dhe të freskët me ujë në momentin që zgjoheni, është dëshmuar edhe shkencërisht se e shpejton metabolizmin për 24% brenda 90 minutave.
- Jeni të dehidratuar kur zgjoheni nga gjumi. Sapo keni kaluar 7-8 orë në gjumë pa konsumuar ujë. Edhe nëse trupi nuk ju thotë se jeni të etur, normalisht se trupi është i etur.
- Uji ndihmon në largimin e toksinave. Veshkat bëjnë punë të mahnitshme për pastrimin dhe largimin e toksinave nga trupi përderisa konsumoni sasi adekuate të lëngjeve. Pra, konsumimi i ujit në momentin që zgjoheni do ta ndihmojë trupin t’i largojë toksinat qysh në mëngjes.
- Indi i trurit është 75% ujë. Kur nuk jeni mirë të hidratuar, truri operon me më pak energji, prandaj edhe ndiheni të lodhur dhe keni luhatje në disponim.
- Do të hani më pak. Një studim tregon se personat që pijnë një gotë ujë para çdo shujte humbin rreth 3 kilogramë brenda një periudhe tre-muajshe. Kjo sepse uji e mbush stomakun me një substancë e cila ka zero kalori, dhe njerëzit ndihen të ngopur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndjeheni sikur keni humbur lidhjen me vetveten, bota juaj nuk është reale ose duket e shtrembëruar. Si ta përballoni këtë çrregullim
Pse ndjejmë nostalgji për të shkuarën dhe si ndikon kjo në të tashmen tonë
Dashuria për veten dhe narcizmi: Si të dallojmë kufirin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë