LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët flasin për Demarkacionin dhe liberalizimin e vizave(Video)

Qytetarët flasin për Demarkacionin dhe liberalizimin e vizave(Video)

Në ditën kur pritet të vendoset për çështjen e demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, qytetarët e Republikës së Kosovës kanë folur për Telegrafin se a do të miratohet demarkacioni dhe a do të ketë liberalizim të vizave për kosovarët.

Ata kanë thënë për Telegrafin se shpresojnë se do të kaloj kjo marrëveshje, por që nuk janë të sigurt nëse do të ketë liberalizim të vizave.


“Shpresojmë që do të ratifikohet dhe kryhet puna e demarkacionit. Këta i kanë interesat e veta që mundohen me i kry. E kanë për përfitimet e veta, për liberalizimin e vizave nëse plotësohet kjo kanë me kërku edhe kushte tjera”, ka thënë njëri prej qytetarëve.

Derisa një tjetër qytetar ka theksuar se “Ishalla kalon, dhe kështu do të ikim e të shkojmë jashtë Kosovës”.

Ndryshe, pas tri viteve, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet sot t’i japin epilog çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Kuvendi i Kosovës sot në ora 11:00 mban seancën plenare ku në rend dite është Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. /Telegrafi/