LAJMI I FUNDIT:

Policët serbë të Kosovës festojnë me armë e me të dyshuar për vepra kriminale (Video)

Policët serbë të Kosovës festojnë me armë e me të dyshuar për vepra kriminale (Video)

Krerë të policisë dhe serbë të dyshuar për vepra kriminale kanë marrë pjesë para pak ditësh në një aheng në restorantin ‘Dva Lava’ në Zubin Potok, ndërsa në videon që posedon KosovaPress-i shihen armë dhe sasi e konsiderueshme e parave.

Në këtë video, shihet personi me emrin Ilija Radovanoviq i njohur me nofkën ‘Ixho’, i cili ka armë në brez dhe është duke numëruar para.


“Të përqafon vëllai. Ja po numërojmë para, nuk punojmë asgjë, jetojmë në mënyrë solide, si fukarenj por ndershëm, po mbledhim bitcoin dhe ç’të bëjmë tjetër, ne nuk dimë të jetojmë ndryshe”, thotë mes tjerash ai në këtë video.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se Ilija Radovanoviç- ‘Ixho’, është njëri nga pronarët e restorantit ‘Dva Lava’ në Zubin Potok, dhe i njohur për aktivitetin e tij kriminal.

Sipas këtyre burimeve, ai mban lidhje të forta me krerët e Policisë së Kosovës në veri, dhe është pothuajse personi i vetëm i besueshëm nga rajoni i Kollashinit për ndarjen e fitimit me ta.

Në foton tjetër të cilën e posedon KosovaPress-i, shihet personi i njëjtë, në të njëjtin ambient, duke shtrënguar duart me komandantin e NJRSH-së të policisë në veri, Uglesha Jarediq, ndërsa në fotot tjera, përveç këtyre dy personave, shihen edhe persona tjerë, disa prej të cilëve janë të njohur po ashtu për veprimtarinë e tyre kriminale. ( psh. Danijel Gjukiç – Daki, i përfshirë në trafik droge dhe që ka vuajtur kohë të gjatë në burgjet e Serbisë, si dhe njeri i besueshëm i Millan Radojiçiçit, emër i shumëpërfolur në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit).

“Në ‘Dva Lava’ kryhen punët më të pista të mundshme, ku shpeshherë janë të përfshirë edhe policë, ndërsa kohë të gjatë aty janë paralajmëruar pjesëtarët e policisë dhe të stafit ndërkombëtarë në Kosovë që të mos hynë, pikërisht për shkak të rrezikut që paraqet ky vend dhe punëve të pista që zhvillohen aty”, kanë thënë burimet.

KosovaPress- i ka provuar të kontaktojë me përgjegjësit e policisë në veri në lidhje me këtë ngjarje, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori