LAJMI I FUNDIT:

Alarmojnë ekspertët: Në vitin 2030 mungesa e ujit do të jetë problem për gjysmën e popullsisë në botë

Alarmojnë ekspertët: Në vitin 2030 mungesa e ujit do të jetë problem për gjysmën e popullsisë në botë

Në vitin 2030, gati gjysma e popullsisë së botës, 47% mund të ketë probleme me mungesën e ujit. Këtë gjë e parashikon Instituti Ndërkombëtar i Ujit në Stokholm, sipas të cilit shkripëzimit i ujit të detit mund të jetë një alternativë e vlefshme, por ne duhet të sigurohemi që impiantet dhe proceset të realizohen duke respektuar ekosistemet natyrore dhe është thelbësore që të zhvillohen standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Është e nevojshme të hartohen zgjidhje që marrin parasysh ndryshimet klimaterike dhe emergjencën e ujit”, tha Sergio Colagrossi, inxhinier dhe ekspert në teknologjitë e gjelbra.


“Impiantet e shkripëzimit të ujërave të detit janë të përhapura në të gjithë zonën e Mesdheut. Kërkesa në rritje për ujë të pijshëm dhe mungesa e burimeve do të nxisë adoptimin gjithmonë e më shumë të impianteve për shkripëzimin”, shtoi ai.

Megjithatë, përcjell bw, disa çështje kritike nuk kanë të bëjnë vetëm me ndikimet që impiantet kanë në mjedis.

Ato që i shqetësojnë ekspertët janë edhe disa hipoteza që mjedisi mund të ndikojë në impiante, të tilla si prania e algave që mund të lëshojnë substanca toksike, shkruan tgcom24.

Studimi i paraqitur nga Francesco Aliberti, profesor në Universitetin “Federico II” të Napolit, mbi ndikimin mjedisor të shkarkimit të shkripëzuesit të Liparit në receptorin e trupit hidrik, ka zbuluar një ndryshim të ekosistemit.

Në veçanti, në zonat ku përqendrimet e kripës tejkalojnë pragun e toksik, është evidentuar një regres i posidonisë oqeanike, një bimë themelore për të analizuar stabilitetin e mjedisit detar.

Një ndikim i shkaktuar edhe nga mungesa e një legjislacioni të përshtatshëm mjedisor në nivel global, europian dhe kombëtar.

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori