LAJMI I FUNDIT:

Kerry uron Kosovën për 10 vjetorin e pavarësisë

Kerry uron Kosovën për 10 vjetorin e pavarësisë

Ish-Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry, që ka shërbyer në Shtëpinë e Bardhë nga viti 2013 deri më 2017, ka uruar shtetin e Kosovës në 10 vjetorin e Pavarësisë.

Këtë e ka bërë të ditur Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtë, Behgjet Pacolli, i cili tha ta ketë takuar “mikun e madh të shqiptarëve të Kosovës, Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry” gjatë konferencës së Sigurisë në Munih.


Postimi i Pacollit:

“Gjatë Konferencës së MSC, takova edhe mikun e madh të shqiptarëve të Kosovës, Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry. Sekretari Kerry më uroi 10 vjetorin e Pavarësisë mua dhe të gjithë shqiptarëve që po festojnë sot gjithandej”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/