Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se do të ketë rritje të pagave për punëtorët e shëndetësisë.
Ismaili ka premtuar se do të bëhet kategorizim i rrogave dhe ata do të marrin rroga të dinjitetshme.
“Shëndetësia disi nuk e ka marrë atë rolin të cilin është dashur ta marr. Tani jemi duke udhëhequr për ta bërë një realitet të ri. Ne kemi marrë një vendim për kategorizimin e pagave dhe punëtorët do të kenë rritje të pagave. Pagat të cilët i marrin punëtorët sot nuk janë dinjitoze”, ka thënë Ismailinë Info Magazine të Klan Kosovës.
“Jam i vendos që të kemi paga që reflektojnë shkollimin e tyre dhe punët që ata i bëjnë. Ata kanë mbetur prapa shumë me pagesë. Është e papranueshme që punëtori i shëndetësisë të paguhet në formën që paguhet sot, por greva nuk është forma e duhur”, tha ai.
“Unë kam diskutuar me të gjithë dhe të gjithë janë të pajtimit se paga është prioritet në këtë sektor. Do të bëjmë një kategorizim të pagesës së tyre, pasi kjo pagesë nuk është dinjitoze për ta. Por, duhet të lejuar që të mbërrijmë deri në rishikim të buxhetit, pasi kjo na jep hapësirë që të intervenojmë në buxhet”, tha ministri Ismaili.
Ismaili ka folur edhe për gjendjen e përgjithshme në shëndetësi. Ka thënë se punët nuk janë mirë, por se tani ka vullnet politik për t’i përmirësuar gjërat.
“Gjendjen nuk e kemi të mirë; kemi pajisje që mungojnë; pajisje, barna, staf profesional që e sheh të ardhmen në Gjermani më shumë se sa në Kosovë. Ky sektor është i nën-financuar”.
“Problemi ka qenë në nivel të vullnetit politik, niveli i vullnetit politik duhet të jetë me vetëdije të plotë që duhet ta ndryshojë gjendjen”.
Por, Ismaili ka deklaruar se ai e ka këtë vullnet të munguar deri tani dhe gjithashtu e ka mbështetjen e partisë së tij e qeverisë së vendit. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë