LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet një polic në Prishtinë

Sulmohet një polic në Prishtinë

 Të enjten në Prishtinë, në ora 3 e 40, një person i cili ka qenë nën ndikim e alkoolit, me veturën e tij ka shkaktuar vetaksident trafiku, me ç’rast ka goditur dy vetura në parking.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari pasi që është dërguar në stacion policor ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/