LAJMI I FUNDIT:

Coutinho: I lumtur me golin, ndihmova skuadrën që të arrijë në finale

Coutinho: I lumtur me golin, ndihmova skuadrën që të arrijë në finale

Philippe Coutinho e ka cilësuar si moment të veçantë, pasi goli i tij i parë për Barcelonën i ndihmoi ata të arrinin finalen e Copa del Rey.

Ylli brazilian hapi rezultatin vetëm disa minuta pasi ai erdhi si zëvendësues gjatë fitores 2-0 të Barcelonës kundër Valencias.

Coutinho ishte i kënaqur me ndikimin që bëri në Mestalla, pasi goli i tij arriti të ndihmonte skuadrën drejt kualifikimit në finale të Kupës së Mbretit.


“Arritja e kësaj finale është një moment shumë i veçantë për mua, por ka akoma shumë ndeshje para kësaj kohe”, ka thënë fillimisht Coutinho për Gol TV pas ndeshjes.

Coutinho në aksion gjatë ndeshjes ndaj Valencias (Getty Images)

“Është një ditë shumë e lumtur për mua sepse unë isha duke kërkuar që të shënoj golin tim të parë sa më shpejt”.

“E bëra këtu dhe e ndihmova ekipin të arrinte finalen me këtë gol”.

“Do të jetë e vështirë si të gjitha finalet, por do të jetë gjithashtu një lojë e madhe dhe kemi shumë kohë për t’u përgatitur për të”, përfundoi ylli brazilian.

Ndryshe, Barcelona në finale të Copa del Rey do të takohet me skuadrën e drejtuar nga Vincenzo Montella, Sevillan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova ia humbë

Kosova ia humbë "busullën" selektorit të Qipros, nuk e di se ku qëndron problemi me ekipin e tij

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Reagon Foda pas fitores së thellë të Kosovës në udhëtim ndaj Qipros

Reagon Foda pas fitores së thellë të Kosovës në udhëtim ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet se përse u ndërpre ndeshja mes Qipros dhe Kosovës në minutën e 33-të

Zbulohet se përse u ndërpre ndeshja mes Qipros dhe Kosovës në minutën e 33-të

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori