LAJMI I FUNDIT:

Coutinho e Rakitic dërgojnë Barcelonën në finalen e Copa del Rey (Video)

Coutinho e Rakitic dërgojnë Barcelonën në finalen e Copa del Rey (Video)
Festa e golit të parë me fanellën e Barcelonës

Barcelona është finalistja e dytë në kuadër të Copa del Rey.

Katalunasit kanë triumfuar edhe në takimin e dytë të gjysmëfinales kundër Valencias me rezultat 2-0.


Por, shikuesve i është dashur të presin deri në pjesën e dytë për të parë golin e parë në ndeshje.

Në fakt, në 45 minutshin e parë te dyja skuadrat kishin disa raste për shënim, por që shkuan huq para portave të ekipeve respektive.

Lionel Messi për katalunasit, Rodrigo dhe Simone Zaza kishin raste më të mira për realizimin e golit të parë në këtë takim, por nuk u treguan efikas para portierëve Domenech dhe Cillesen.

Coutinho, i cili erdhi nga banka rezerve, shënoi golin e parë me fanellën e katalunasve që prej transferimit nga Liverpooli.

Braziliani shënoi gol në të 49 minutë për blaugranat pas një pasimi të saktë të Luis Suarezit.

Simone Zaza dhe Gaya patën dy raste të bukura për barazimin e rezultatit, por më i suksesshëm u tregua portieri Cillessen.

Fituesi aktual i kësaj gare, Barcelona arriti të realizoi edhe golin e dytë në të 82 minutë, ku sërish asistues ishte Suarez ndërsa kësaj radhe realizator ishte Ivan Rakitic.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati më gola dhe kështu, takimi përfundoi me rezultat 2-0 për blaugranat.

Theksojmë se edhe takimin e parë mes këtyre dyja ekipeve e kishte fituar Barcelona, ku në Nou Camp triumfoi në saje të një goli të Suarezit.

Ndryshe, finalisti i parë ishte Sevilla, e cila eliminoi skuadrën e Leganesit, që në çerekfinale ishte më e mirë se Real Madridi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori