Në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet debati i kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje, rreth dënimit të katër aktivistëve, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Adea Batusha për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës më 4 gusht të vitit 2016.
Me këtë rast, deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu, ka akuzuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, e ish kryeministrin Isa Mustafa për montim të këtij rasti.
Madje, deputetja Haxhiu, e ka quajtur të turpshme mos qëndrimin e deputetëve në sallë kur po diskutohet për dënimin e katër aktivistëve, që sipas saj, janë dënuar pas asnjë fakt e asnjë provë.
“Gushti i vitit 2016, përgjithësisht ato muaj ishin tejet të vështira për qeverisjen e kaluar të Isa Mustafës, e po ashtu për Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Mendoj që arsyeja kryesore pse grupi parlamentar i LDK-së, po ashtu edhe pjesa dërrmuese e PDK-së, sot nuk janë këtu, e edhe pjesa dërrmuese e PDK-së pikërisht për shkak të përgjegjësisë që ka Isa Musafa në montimin e këtij rasti. Isa Mustafa, Kadri Veseli e Hashim Thaçi”.
“Kjo treshe ishin përgjegjës për nënshkrimin e mbrojtjen që i bënin dy projekteve të dëmshme dhe aso kohe të kapluar nga të këqijat kishin humbur betejën edhe me qytetarët e Kosovës por kishin humbur argumentet edhe përballë opozitës kësisoj filluan egërsisht përmes një lufte speciale ti kundërviheshin VV-së. Nuk është më sekret, nga dëshpërimi dhe humbja e pashpresë, nisën tentimet për të shpallur Vetëvendosjen organizatë terroriste”, tha Haxhiu.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka vlerësuar se Kuvendi nuk është arenë e zgjidhjes së problemeve të atyre që bien ndesh me ligjin.
Debati i VV-së për të diskutuar rreth dënimit të aktivistëve të saj, sipas deputetit Beqa, janë keqpërdorim i të drejtës së tyre procedurale për të thirrur seanca të tilla, raporton kp.
“Përmes kësaj synohet për të manipuluar me rastin dhe të godasin politikisht drejtësinë aty ku nuk u pëlqen, e ta lavdërojnë profesionalisht aty ku iu pëlqen. Duhet të dimë se sistemi i drejtësisë është i shkallëzuar dhe për këtë rast për të cilin sot po diskutojmë akoma nuk kemi vendim përfundimtar. Ky lloj i politikbërjes synon t’i godas të arriturat edhe ashtu jo të mjaftueshme në sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Ky debat tenton të krijoj huti dhe mosbesim në drejtësi tek opinioni publik që pastaj t’iu japin të drejt veprimeve të tyre të mundshme që mund të bien ndesh me ligjin në të ardhmen”, theksoi Beqa.
Ndaj fjalës së deputetit Beqa reagoi deputetja e VV-së, Donika Kadaj-Bujupi.
“Sa hipokrizi është kur prapa kamerave flasim tjetër çka e këtu pretendojmë me mbrojt diçka që nuk është e vërteta. Me 15 dhjetor 2017 Hajdar Beqa ka shkuar në burgun e Dubravës, i ka vizituar aktivistët tonë dhe ju ka uruar lirim, duke e konfirmuar që është i vetëdijshëm, siç jemi të gjithë ne se ata janë të pafajshëm dhe po mbahen aty padrejtësisht. Prandaj me shku në burg të Dubravës, me i taku, me ju thanë këto fjalë edhe e me ardhë këtu në parlament e me thanë krejt të kundërtën shumë e pandershme, hipokrizi e padrejtë ndaj tyre dhe qytetarëve’, u shpreh Kadaj-Bujupi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Miftaraj: Mosveprimi i institucioneve në Ballkan po kompensohet me sanksionet e SHBA-së
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi
Osmani dërgon një delegacion në inaugurimin e Presidentit Trump
Bedri Hamza në Llap: PDK është e ardhmja! – Isak Shabani me nr. 32 ngjall entuziazëm në tubimin qendror
Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta