Aftësia për të punuar drejt realizimit të një qëllimi pas ballafaqimit me shumë pengesa mund të jetë e vështirë për shumicën e njerëzve – por, siç thotë Rhodri Jones, kalimi i pengesave vetëm sa i bën rezultatet e punës së vështirë më të ëmbla!
Për të arritur sukses nevojiten një numër i madh i karakteristikave personale. Talenti, përkushtimi, dedikimi dhe përqendrimi – të gjitha këto janë gjëra që duhet pasur për ta shijuar suksesin, transmeton Telegrafi.
Por ekziston një karakteristikë e domosdoshme e cila gjendet mbi të gjitha, dhe ajo është fuqia e këmbëngulësisë. Kur i shihni njerëzit më të suksesshëm përgjatë gjeneratave të ndryshme, e shihni se fuqia e këmbëngulësisë ka qenë ndër faktorët kryesorë që ua ka mundësuar suksesin.
SUKSESI
Suksesi është rrugëtimi i gjatë i mbushur me pengesa dhe sfida çdo njeri që mendon ndryshe, patjetër se është i destinuar të dështojë. Asnjë na ne nuk jemi imun ndaj sfidave dhe vështirësive të cilat na i sjell jeta para nesh, por ne e kemi fuqinë të përcaktohemi se si të ballafaqohemi me to.
Pra, çfarë bëni ju kur përballeni me një pengesë apo sfidë? A hiqni dorë dhe bëni diçka tjetër? Apo gjeni ndonjë mënyrë si ta tejkaloni atë në mënyrë që të punoni më shumë drejt përmbushjes së qëllimit?
Fatkeqësisht jetojmë në një shoqëri që vazhdimisht është në kërkim të mirënjohjes dhe shpërblimit të menjëhershëm. Ëndrrat tona gjuhen në bërllok kur e kuptojmë se nuk mund t’i realizojmë brenda nate.
Është e rëndësishme të kujtojmë se çdo pengesë që na del në jetë është pjesë e domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin tonë.
Pengesat janë të pashmangshme prandaj duhet t’i pranojmë ato, të ballafaqohemi me to dhe të vazhdojmë tutje drejt suksesit.
Mos të harrojmë faktin se Thomas Edisoni kishte dështuar 10,000 herë për ta shpikur poçin elektrik, por kjo nuk e kishte ndalur atë.
Në fakt, kur ishte pyetur për dështimet e tij, ai ishte përgjigjur: “Unë nuk kam dështuar, por thjesht i kam zbuluar 10,000 mënyra të cilat nuk funksionojnë”.
Ky është vetëm një shembull i thjeshtë, por lista është e gjatë me njerëz të suksesshëm të cilët e kanë gjetur suksesin si meritë e këmbëngulësisë.
Nëse keni ndonjë ëndërr apo synim për ta realizuar, përkushtohuni në të çdo ditë. Është lehtë të hiqni dorë, por mbani mend se nuk ka gjë më të mirë sesa shijimi i suksesit – e ai vjen vetëm pas tejkalimit të vështirësive! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Pesha nuk do të thotë gjithçka: Arbër Peci shpjegon se si të maturoni progresin e vërtetë në fitnes
Bëhu “bishë” në shtrat!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj