Takimi i thirrur nga zv/kryeministri Behgjet Pacolli në shtëpinë e tij në Hajvali, po rezulton të jetë i suksesshëm.
Burime brenda takimit, ku pos kryeministrit Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, po merr pjesë edhe presidentit Thaçi, kanë bërë të ditur për Gazetën Blic, se është arritur pajtueshmëri për miratimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Sipas këtyre burimeve, ka një pajtueshmëri ndërmjet liderëve në këtë takim, por me një kusht të vetëm.
“Ka pajtueshmëri për kalimin e demarkacionit, po me kushtin që nëse ka gabime, të korrigjohen. Edhe Mali i Zi është pajtuar me këtë kusht”, thonë këto burime brenda takimit.
Më herët Gazeta Blic raportoi se pritet që të martën pas takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atij të Malit të Zi, Dushko Markoviq, të gjendet një zgjidhje për demarkacionin.
“Pritet që nga ky takim të gjendet një zgjidhje për demarkacionin. Sipas të gjitha gjasave, kryeministri i Malit të Zi, do të pajtohet që ta potencoj mundësinë e korrigjimit, nëse konstatohen gabime në shënjimin e kufirit ndërmjet dy vendeve”, tha ky burim.
Gjithnjë sipas këtij burimi, ky zotim i kryeministrit të Malit të Zi për demarkacionin, do ta zgjidhë përfundimisht këtë çështje, dhe deputetëve kosovarë do t’ua bëjë më të lehtë që të vendosin për këtë marrëveshje.
Gjatë ditës së sotme, edhe raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, ka thënë se takimi mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atij të Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të jetë mundësi që të arrihet shansi për një zgjidhje të shpejtë e cila do t’i mundësonte qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave.
“Çka do që të ndodh, mendoj se gjërat janë relativisht të qarta:? Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është një prej kushteve më të rëndësishme për liberalizim vizash për qytetarët e Kosovës, natyrisht, përveç luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë Sholtes për të përditshmen malazeze “Pobjeda”.
Ai ka folur për mundësi të reja për zgjidhjen e kësaj cështjeje.“Mund të arrihet edhe ndonjë zgjidhje tjetër që do të mund të çonte në zhbllokim në Parlamentin e Kosovës, ndonjë formulë e dytë apo e tretë përmes së cilës do të zgjidhej çështja e demarkacionit të kufirit. Por, për këtë mund të flasim pas takimit mes dy kryeministrave”, shtoi Sholtes.
Ndërkohë, edhe marrëveshja e arritur në vitin 2015 për shënjimin e kufirit ndërmjet dy vendeve, gjegjësisht pika e 7 e kësaj marrëveshje parashikon korrigjime të demarkimit.
“Komisionet Shtetërore të kufijve të palëve do të formojnë një Trup të përbashkët pune në juridiksionin e të cilit do të jetë që, në bazë të dokumenteve të përcaktuara në nenin 2 të kësaj Marrëveshjeje, të kryejë në terren shenjëzimin e kufirit të përcaktuar me këtë marrëveshje dhe të krijojë dokumentacionin për kufirin e përbashkët shtetëror, në të cilin do të bëhet përshkrimi I mënyrës së shënimit të saj dhe përcaktimi i pozicionit të shenjave kufitare”, thuhet ndër të tjera në nenin 7 të kësaj marrëveshje.
Sipas kësaj pike, thuhet se korrigjimet mund të ndodhin vetëm nëse ka pajtueshmëri ndërmjet dy palëve.
“Duke u nisur nga kushtet lokale, gjeografike dhe ekonomike në përgjithësi, Trupi i përbashkët i punës për shënjimin e kufirit shtetëror, do të ketë mundësi që me pëlqimin e dyanshëm, të bëjë korrigjimet e nevojshme dhe të ekuilibruara”, thuhet ndër të tjera në këtë pikë.
Në anën tjetër, pritet që nesër kryesia ta procedoj për në Kuvend marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi. Marrëveshja e nënshkruar në vitin 2015 ndërmjet ish- ministrit të Jashtëm Hashim Thaci dhe homologut malazez, kishte shkaktuar tensione të mëdha në vend. Atë kohë opozita e përbërë nga VV, AAK e Nisma kundërshtuan fuqishëm këtë marrëveshje. /Gazeta Blic/Telegrafi/
Foto nga arkivi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?