LAJMI I FUNDIT:

Dita e parë e Rashicës te Werderi: Tifozët e vonojnë në stërvitje dhe në fund flasin fjalë të mira për shqiptarin që vodhi menjëherë zemrat e tyre me respektin e treguar (Video)

Dita e parë e Rashicës te Werderi: Tifozët e vonojnë në stërvitje dhe në fund flasin fjalë të mira për shqiptarin që vodhi menjëherë zemrat e tyre me respektin e treguar (Video)

Milot Rashica në stërvitjen e parë me Werder Bremenin erdhi me vonesë, por jo nga ndonjë gabim apo sjellje te keqe nga ai, por nga mirësjellja dhe përulësia e pastër shqiptare.  

Transferimi më i ri i klubit gjerman ishte shumë i zënë duke dhënë autografe dhe duke bërë fotografi me tifozët para qendrës stërvitore.


Rashica te Werderi - Klubi i Vushtrrisë mbush arkat, kryetari Imeri flet për shumën që i takon klubit nga Kosova, rregullin e FIFA-s dhe investimet
Lexo po ashtu Rashica te Werderi - Klubi i Vushtrrisë mbush arkat, kryetari Imeri flet për shumën që i takon klubit nga Kosova, rregullin e FIFA-s dhe investimet

Mbi 200 tifozë ishin të pranishëm për të shikuar nga afër stërvitjen për ndeshjen ndaj Schalkes dhe normalisht që gjithë sytë ishin nga Rashica.

Foto me tifozët dhe menjëherë me vrap drejt fushës stërvitore

Shqiptari nga Kosova nuk shënoi në stërvitje, por shpesh herë ishte afër ta bëjë këtë me të majtën e tij magjike, transmeton Telegrafi.

21-vjeçari që erdhi nga Vittese për rreth tetë milionë euro bëri një paraqitje të mirë në stërvitje duke befasuar të pranishmit. Ai dukej i relaksuar, por në të njëjtën kohë edhe i koncentruar, lëvizte bukur me topin dhe vazhdimisht ishte aktiv në krahun e djathtë.

Trajneri Kohfeldt duke folur me Rashicën pas stërvitjes së parë (Foto: BILD/ Twitter)

Pas stërvitjes ai foli për disa minuta me trajnerin Florian Kohfeldt, dyshja u panë duke qeshur dhe me shumë mundësi Rashicën do ta shikojmë në formacionin startues ndaj Schalkes të shtunën.

Formacioni i mundshëm i Werderit me Rashicen ndaj Schalkes (Foto: deichstube.de)

Për lojtarin e Përfaqësueses së Kosovës ishte një ditë për t’u mos harruar. Posa përfundoi stërvitjen, në dalje ai u ndalua papë nga tifozët dhe me një buzëqeshje në fytyrë ai gjeti kohë të plotësojë çdo dëshirë.

Një foto që me siguri ia ka zbukuruar djaloshit ditën

Duke parë gjithë këtë, kanali zyrtar i klubit gjerman pyeti tifozët për përshtypjet e para dhe normalisht që ato ishin të mira.

Kemi ardhur ta shikojmë sa është i shpejt dhe ishte shumë i shpejtë”, tha shkurt tifozi i parë.

Ishte vërtetë në formë të mirë, menjëherë është ndjerë mirë më skuadrën”, ka shtuar i dyti.

Shume i lëvizshëm dhe i shpejtë, ka kërkuar topin qysh në fillim dhe po përshtatët me kolegët. Një goditje nuk e kishte si duhet, por do të jetë më mirë”, tha për fund një tjetër. /Telegrafi/

Fat të mbarë ylli jonë (Foto: Werder në Twitter)

HISTORIA E RASHICËS:

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori