LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë transferimet më të shtrenjta të janarit – Coutinho i pari, Carillo i dhjeti (Foto)

Dhjetë transferimet më të shtrenjta të janarit – Coutinho i pari, Carillo i dhjeti (Foto)

Afati kalimtar i transferimeve të janarit ka përfunduar në të gjitha ligat e mëdha evropiane, ku nuk kanë munguar edhe shpenzimet.

Skuadra e Barcelonës, ajo Arsenalit, Liverpoolit dhe Manchester City janë në mesin e atyre që kanë shpenzuar më shumë para për përforcime në radhët e tyre.


Transferimi më i shtrenjtë i këtij afati kalimtar padyshim se është ai i Philippe Coutinhos, i cili nga Liverpooli kaloi te Barcelona.

Dita e fundit e afatit kalimtar 'Janar 2018'
Lexo po ashtu Dita e fundit e afatit kalimtar 'Janar 2018'

Vendi i dytë i takon skuadrës së Liverpoolit, e cila me paratë e fituara nga shitja e Coutinhos i investoi te afrimi i mbrojtësit Virgil Van Dijk nga Southamptoni.

Në vendin e tretë renditet mbrojtësi spanjoll, Aymeric Laporte, i cili u transferua nga Athletic Bilbao te Man City, ndërsa lista vazhdon me Pierre-Emerick Aubameyang që kaloi nga Borussia Dortmundi te Arsenali.

Coutinho blerja më e shtrenjë e janarit

Transferimi i pestë më i shtrenjtë në afatin kalimtar të janarit është bërë nga skuadra kineze, Beijing Guoan, që kanë afruar sulmuesin Cedric Bakambu nga Villarreali.

Lista e transferimeve të shtrenjta vazhdon me baskun Inigo Martinez, i cili u transferua nga Real Sociedadi te Bilbao si zëvendësues i Laportes, ndërsa pasohet nga Cenk Tosun që erdhi nga Besiktasi te Evertoni.

Formacioni më i mirë i transferimeve të janarit - Nga Cesar, tek Coutinho e Sanchez (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i transferimeve të janarit - Nga Cesar, tek Coutinho e Sanchez (Foto)

Në dhjetëshen më të shtrenjtë të transferimeve bëjnë pjesë edhe ai i Lucas Mouras, Theo Walcottit dhe Guido Carillos.

Portali britanik Goal.com ka përpiluar listën prej 10 transferimeve më të shtrenjta, ndërsa Telegrafi më poshtë ua sjell ato.

1.Philippe Coutinho: Nga Liverpool te Barcelona, 120 milionë euro plus 40 milionë bonuse

Philippe Coutinho (Getty Images)

2.Virgil van Dijk: Nga Southampton te Liverpool, 85 milionë euro  

Virgil van Dijk (Getty Images)

3.Aymeric Laporte: Nga Athletic Bilbao te Manchester City, 65 milionë euro

4.Pierre-Emerick Aubameyang: Nga Borussia Dortmund te Arsenal, 63 milionë euro

5.Cedric Bakambu: Nga Villarreal te Beijing Guoan, 40 milionë euro

6.Inigo Martinez: Nga Real Sociedad te Athletic Bilbao, 32 milionë euro

7.Cenk Tosun: Nga Besiktas te Everton, 30.8 milionë euro

Cenk Tosun (Getty Images) 

8.Lucas Moura: Nga Paris Saint-Germain te Tottenham, 28.5 milionë euro  

9.Theo Walcott: Nga Arsenal te Everton, 22.8 milionë euro

10.Guido Carrillo: Nga Monaco te Southampton, 21.8 milionë euro  

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori