LAJMI I FUNDIT:

Dita e fundit e afatit kalimtar ‘Janar 2018’

Dita e fundit e afatit kalimtar ‘Janar 2018’

Është mbyllur afati kalimtar ‘Janar 2018’ në ligat kryesore evropiane, La Liga, Serie A, Liga Premier, Bundesliga dhe Ligue 1.

01/02/2018 00:41

Jordan Hugill nënshkruan për West Hamin

West Hami e ka transferuar sulmuesin Jordan Hugill nga Prestoni dhe ka nënshkruar kontratë prej katër vjet e gjysmë.

01/02/2018 00:38

Kaçe huazohet te Panathinaikosi

Ergys Kaçe është huazuar te Panathinaikosi për gjashtë muajt e mbetur. Klubi i ri e ka opsionin e blerjes në fund të sezonit 2017/2018.

01/02/2018 00:35

Andy King huazohet te Swansea

Swansea e ka huazuar mesfushorin e Leicester City, Andy King, deri në fund të sezonit.

01/02/2018 00:33

Zyrtare: Islam Slimani nënshkruan për Newcastle Unitedin

Newcastle United e ka kompletuar transferimin e Islam Slimanit deri në fund të sezonit.

01/02/2018 00:31

Harry Wilson largohet nga Liverpooli

Talenti i Liverpoolit, Harry Wilson, pasi nënshkroi kontratë afatgjate në Anfield, është huazuar në Championship te Hull City.

01/02/2018 00:28

Martin Cranie kalon te Middlesbrough

Middlesbrough e ka transferuar mbrojtësin Martin Cranie nga Huddersfield Town.

01/02/2018 00:26

Derby huazon Kasey Palmerin nga Chelsea

Derby County e ka huazuar mesfushorin ofensiv të Chelseat, Kasey Palmer, deri në fund të sezonit.

01/02/2018 00:25

Sondazh: Transferimi më i mirë në Bundesliga në afatin e janarit për 2018?

01/02/2018 00:24

Kwang Song Han kthehet te Cagliari

Kwang Song Han është kthyer te Cagliari pas huazimit te Perugia.

Verikoreani kërkohej nga Tottenham Hotspuri dhe Juventusi, mirëpo sulmuesi do të qëndrojë te Cagliari deri në fund të sezonit.

01/02/2018 00:21

Charlie Oliver largohet nga City

Fleetwood Town e ka huazuar mbrojtësin e Manchester Cityt, Charlie Oliver, deri në fund të sezonit.

01/02/2018 00:19

Transferimi më i mirë në La Liga në afatin e janarit për 2018?

01/02/2018 00:15

Katër marrëveshje pritet të finalizohen në Ligën Premier

Sky Sports News mëson se katër marrëveshje janë duke u shqyrtuar në Ligën Premier dhe pritet të përmbyllen para orës 1:00.

01/02/2018 00:11

Sondazh: Transferimi më i mirë në Ligën Premier në afatin e janarit për 2018?

01/02/2018 00:07

Zyrtare: Flanagan nënshkruan për Boltonin

Mbrojtësi i Liverpoolit, Jon Flanagan, është huazuar te Boltoni deri në fund të sezonit.

01/02/2018 00:01

KA PËRFUDNUAR AFATI KALIMTAR EDHE NË ANGLI, SPANJË DHE FRANCË

Edhe në tri kampionatet tjera të mëdha është mbyllur afati kalimtar.

Për transferimet eventuale që kanë ndodhur në minutat e fundit, do t’ju njoftojmë në vazhdim.

31/01/2018 23:59

Peres: Qëndrova të Roma për dashurinë ndaj klubit

Bruno Peres thotë se ka qëndruar te Roma për shkak të dashurisë që ka për klubin.

Benfica dhe Galatasaray ishin klubet e interesuara për shërbimet e tij, mirëpo ai vendosi të qëndronte në Stadio Olimpico.

(Foto: Getty Images)
31/01/2018 23:55

Sondazh: Transferimi më i mirë në Serie A në afatin e janarit për 2018?

31/01/2018 23:55

Grabban nënshkruan për Aston Villan

Lewis Grabban ka nënshkruar për Aston Villan në formë huazimi nga Bournemouthi deri në fund të sezonit.

31/01/2018 23:54

Flanagan do të huazohet te Boltoni

Jon Flanagan do t’i bashkohet Boltonit në formë huazimi deri në fund të sezonit.

31/01/2018 23:52

Martinez drejt Valladolidit

Sulmuesi i West Hamit, Toni Martinez, do të luajë në Segunda Division në Spanjë deri në fund të sezonit.

20-vjeçari do t’i bashkohet Real Valladolidit.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori